TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Tetor 2025, 16:48

Pse ish-zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, nuk i beson Onkologjisë shqiptare?

Shkruar nga Osman Stafa

Pse ish-zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, nuk i beson

Po për qytetarët e zakonshëm, të cilët nuk kanë vendime qeverie e miliona lekë në dispozicion, çfarë ndodh? A thua vallë jeta e tyre vlen më pak?

Dua të shpreh solidaritetin time mbi situatën shëndetësore të ish-zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Edhe armikut më të keq, unë si njeri nuk i uroj të keqen, as i dua të keqen. Uroj që me çdo situatë shëndetësore që po përballet, t'ia hedhë!

Por dua të flas për parimin.

Pse një titullar i rëndësishëm i shëndetësisë shqiptare nuk i beson asaj që vetë ka krijuar, ndërtuar, punuar?

A nuk është Onkologjiku “me standarde”? A nuk është “me protokolle ndërkombëtare”? A nuk është ky spitali ku shteti na thotë çdo ditë se trajtohen pacientët si në Europë?

Atëherë, pse kur sëmuret një përfaqësuese e lartë e qeverisë, nuk shkon aty? Pse nuk i beson mjekëve dhe terapive të Onkologjisë në Shqipëri, por zgjedh mjekimin jashtë vendit, e nëpër klinika private?

Le ta kujtojmë: disa vite më parë, qeveria shqiptare vendosi t’i paguante znj. Mira Rakacolli 30 milionë lekë për trajtimin e saj onkologjik jashtë vendit. Pra, shteti vetë pranoi se Onkologjiku nuk mjafton për të kuruar një zv/ministre.

Po për qytetarët e zakonshëm, të cilët nuk kanë vendime qeverie e miliona lekë në dispozicion, çfarë ndodh? A thua vallë jeta e tyre vlen më pak?

A vlen më pak jeta e qindra grave që nuk kanë marrë në momente të caktuara trajtimin për kancerin e gjirit?

A vlen më pak jeta e grave që nuk bëjnë dot brakiterapi?

A vlen më pak jeta e nënë Havasë, së cilës i qëlloi të përballej me kancerin e gabuar? Se medikamenti që donte ajo ishte i parimbursueshëm, ndërsa për ata me kancer lëkure e mushkërie, ishte i rimbursueshëm.

Ky është realiteti i hidhur: Onkologjiku shërben vetëm për propagandë, ndërsa kur sëmuren vetë ata që na e shesin si “spital model”, ikin jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje