
Ftoj ata mender deputetë të opozitës që vijnë nga zonat bujqësore ta hapin gojën se mos ju zë M…. iza duke e mbajtur mbyllur për 3 vjet rresht e duke e hapur vetëm për të hëngur M…. iza e hedhur qelbësirllik ndaj njëri-tjetrit për një vulë e një karrige.
Askush nuk flet në Parlament për çmimin qesharak që fermerët po “shesin” grurin.
Në Lushnje dhe pothuajse në të gjithë Myzeqen ka filluar dhe po korret gruri, e askush nuk pyet për çmim e për t’ua marrë fermerëve.
Grosistet ose nuk duan se ju sjell babloku grurë nga Serbia nëpërmjet sekserëve pranë tij, ose duan tua lënë pa marrë që t’ja ulin më shumë çmimin.
Me 250 lekë të vjetra një kilogram grurë ose 25 mijë lekë të vjetra një kujntal grurë është jo vetëm tallje me fermerët, por edhe falimentim për çdo fermer që ka mbjellë grurë e i ka shërbyer prej 9 muajsh nga tetori që e ka mbjellë.
Një hektar grurë sot, maksimalja jep 70-80 kujntal ose shumë shumë rrallë 90-100 kujntal.
80 kujntal grurë me 250 lekë kilen bëjnë gjithsej 2 milion lekë të vjetra.
Një hektar grurë ose 10 dynym duan rreth 3 kujntal farë për tu mbjellë që kushton nga 1000 lekë kilja ose 100 mijë lekë kujntali.
Pra vetëm për farë duhen rreth 300 mijë lekë.
Për ta pluguar, frezuar, mbjellë dhe korrurr duhen 10 mijë+10 mijë +10 mijë + 12 mijë korrja = 42 mijë lekë të vjetra dynymi ose 420 mijë hektari.
Rreth 10 mijë lek dynymi ose 100 mijë lekë hektari i do pleh para mbjelljes.
Pastaj kërkon minimalja edhe 3 duar plehërim me URE nga 15 kg dynymi ose 1,5 kujntal për hektarë = 4,5 kujntal me çmim rreth 8 mijë lekë kujntali që shkon rreth 40 mijë.
Plus krahu i punës kullim, plehërim shërbim nga mbjellja deri në korrje.
Pra trash e trash një hektar grurë nga mbjellja deri tek futja në thes kërkon rreth 100 mijë lekë dynymi ose 1 milionë lekë për 1 hektarë, ose me këtë çmim qesharak do të thotë që me 40 kujntal grurë për hektarë mbulon shpenzimet.
Nëse ke fat dhe mban koha e merr 80 kujntal për hektar i bie që të “fitosh” 1 milionë lekë të vjetra gjithsej për 8 muaj ose 120 mijë lekë në muaj nga 1 hektar tokë të mbjellë.
Një familje me 4 persona nuk ha dot as bukë me 120 mijë lekë të vjetra në muaj se çmimi i bukës është 1000-1200 lekë një bukë edhe pse çmimi i grurit është 250 lek kilja.
Pra i bie me 4 kile grurë të bëhet një bukë.
Nuk po them se bujqësia të pasuron por nëse shteti nuk e subvencionon bujqësinë atëherë interesi për të mbjellë tokën është pothuajse zero.
Shqipëria ka rreth 400 mijë hektarë toke arë ku vetëm rrethi i Lushnjes ka 50 mijë hektarë (30 mijë Bashkia Lushnje dhe 20 mijë Bashkia Divjakë).
Nuk mund të kemi kurrë bujqësi pa subvencion.
Vendet e BE e subvencionojnë me rreth 3-4 përqind të xhidipisë së tyre.
Vendet e ballkanit si Serbia, Maqedonia, Kroacia Mali i Zi me rreth 2.5 për qind.
Kosova e subvencionon me 2 për qind.
Ndërsa ne as 0.3-0.5 për qind.
Që t’i japim minimalja nga 500 euro për hektar duhet që të planifikohen 200 milionë euro nga buxheti subvencion për bujqësinë ose 1 për qind e 20 miliardë eurove që është xhidipija (prodhimi i brendshëm bruto) i Shqipërisë ose 3 për qind të buxhetit të Shtetit që është rreth 6 miliardë euro në vit.
Ose që ta thjeshtoj fare duhet t’i japim të gjithë fermerëve shqiptarë që punojnë 400 mijë hektarë tokë më pak se gjysmën e eurove që vidhet tek inceneratori i Tiranës, 3 herë më shumë se sa paguajmë 3 anijet rrangalle nga Bangladeshi në Vlorë për energji që nuk janë ndezur kurrë, 10 herë më shumë se sa 1 km rruge në Unazën e Tiranës që u tenderua me 20 milionë euro 1 km, 8 herë më shumë se shpenzimet e avionit personal të Ramës që ka kushtuar 23-25 milionë euro, ose 2-3 herë më pak se sa i është dhënë firmës GJOKA për rrugën e Arbërit çdo vit e që nuk ka mbaruar akoma.
Ftoj ata mender deputetë të opozitës që vijnë nga zonat bujqësore ta hapin gojën se mos ju zë M…. iza duke e mbajtur mbyllur për 3 vjet rresht e duke e hapur vetëm për të hëngur M…. iza e hedhur qelbësirllik ndaj njëri-tjetrit për një vulë e një karrige.
Se deputetet e pushtetit i tredh padrino e nuk bëjnë as ciu as piu.
Lini një Përgjigje