
Si shpjegohet që një gjyqtar i papërfolur publikisht për shkelje ligji dhe i panjohur për publikun e gjerë, ngjalli kaq shumë reagim makabër mbi tastiera?
Një shprehje që i atribuohet Benxhamin Frenklin, njërit prej etërve themelues të SHBA, thotë: “Drejtësia do të arrihet, atëherë kur ata që nuk preken nga ajo, do të jenë po aq të indinjuar sa ata që preken”.
Shprehja në fakt është një apel për reagim social apo rebelim intelektual ndaj padrejtësive që ndoshta s’të prekin direkt, por me gjasë prekin mikun, komshiun, të njohurin apo dikë që s’e njeh hiç. Ajo përkthehet se në fakt, apatia apo indiferenca, dalëngadalë e pakuptuar, mund të shndërrohen në burim padrejtësish në të ardhmen dhe se vetëm empatia apo indinjata kolektive mund të sjellë ndryshimin pozitiv. Shprehja merr kuptim të veçantë në Shqipërinë e sotme, kur reagimi ndaj padrejtësive – qoftë juridike, qoftë sociale – është gjithnjë e më anemik dhe i zbehtë.
Solidariteti i heshtur për padrejtësinë ndaj tjetrit, tek ne, është në proporcion të drejtë me indinjatën, rebelimin kur kjo padrejtësi troket në derën e secilit prej nesh. Prandaj, shumëkush në rrjetet sociale pati paturpësinë të identifikohet me vrasësit e gjyqtarit, duke sjellë si alibi problematikat individuale me çështje të ndryshme gjyqësore, kryesisht për toka dhe prona.
Si erdhëm deri këtu?
Si shpjegohet që një gjyqtar i papërfolur publikisht për shkelje ligji dhe i panjohur për publikun e gjerë, ngjalli kaq shumë reagim makabër mbi tastiera?
Në fakt, të gjithë ata që u rreshtuan në anën e vrasësit nuk e kanë mllefin dhe inatin me gjyqtarit Astrit Kalaja, emrin e të cilit e dëgjuan për herë të parë. Ata thjesht portretizuan tek Astrit Kalaja hallet e tyre personale, padrejtësitë juridike, pabarazitë sociale, margjinalizimin dhe jo vetëm, që kanë mbartur në kurriz në 35 vite pluralizëm. Janë të njëjtët njerëz që nuk reagojnë kur shohin tjetrin t’i grabitet vota, t’i shembet prona, t’i vidhet vendi i punës, e ardhmja. Janë të njëjtët që bëjnë pakt me djallin dhe pranojnë “shortcut”-et e përditshme që ofron kontrata sociale mes hiles, ryshfetit, favorizimit, nepotizmit, interesit apo thjesht nënshtrimit. Sepse nuk duhet shumë për të qenë krimb, mjafton të mos ankohesh kur të shkelin me këmbë.
“Drejtësia do të arrihet atëherë kur ata që nuk preken nga ajo, do të jenë po aq të indinjuar sa ata që preken” – është pra një ftesë për të folur, për të qëndruar, për t’u ankuar. Është një ftesë për të mos e parë realitetin me sytë e interesit personal dhe syzet e tifozllëkut partiak, krahinor apo familjar, por duke menduar për dobinë publike. Nëse mbyll sytë, hesht, e kapërdin padrejtësinë që i bëhet tjetrit, kur padrejtësia do të të prekë ty, ajo do të shprehet në formë frustrimi barbar me urime vrasësish në rrjetet sociale. Sepse s’do ketë mbetur askush të indinjohet për ty, për drejtësinë e munguar ndaj teje. Drejtësia do të arrihet, atëherë kur ata që nuk preken nga ajo, do të jenë po aq të indinjuar sa ata që preken.
Mirë se erdhe gazetari Erl Murati në 'Klubin' e të indinjuarve! Ju nuk e dini se ndoshta nuk ju ka rënë rruga këtej, por ndoshta të indinjuarët i kanë bërë 'detyrat e shtëpisë', duke ju drejtuar krerëve të administratës publike dhe shtetërore, mandej gjykatave. Por edhe atje zgjatet dora e të pushtetshmëve. As Ju, as 'Juve' nuk ju bie në sy që miliarda dollar , ndoshta triliona dollar, të pasurisë Kombëtare, i janë dorovitur mafies Kineze,Turke, Greke, Sërbe, Kanadeze, Ruse etj, nga Kryeministi Shqiptar i radhës. Do shëmbuj. Lexo në këtë portal:"ANTI Mafia"për më shumë, akuzat me emër e mbiemër për çdo Kryeministër, se si kanë falur Naftën, Kromin, Bakrin, Hekur nikelin, Mineralet e rralla, fondet e BE, vjedhje të buxhetit të shtetit dhe atij vendor. Në shkëmbim të çfarë? Thërrimet ju ndahen patronazhistëve dhe pastaj presim me demek zgjedhje për Parlamentin, për Kryetarin e Bashkisë.Ndaj reagimi brutal i komentuesve në rrjetet sociale për vrasjen e Gjyqtarit, janë një klithmë ndaj pabesisë së kastës politike 34 vjeçare, përtej hallit të tyre personal. Ndaj vrasësi përtej hallit të tij, është i motivuar politikisht. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, administrata civile, është pak të themi që ka qenë inegsistente. Kumbullat, thotë populli: "i hanë të vegjlit dhe dhëmballët ju mpien të mëdhenjëve". Administrata civile në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë duhet ti nënshtrohen një hetimi administrativ, nga Ministrija e Drejtësisë. Ndërsa plaçkitja 34 vjeçare e pasurisë Kombëtare nuk mund të zgjidhet, pa një hetim gjithëpërfshirës nga BKH,SPAK, dhe pa ndihmën e SHBA. Mbreti Zog me të drejt sipas meje u sanksionua nga Kongresi i Përmetit dhe nga Referendumi i vitit 1998. Po pse këta të sotmit i kanë bërë më pak dëm Shqipërisë?