TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Tetor 2025, 17:16

Për të "vrarët" e drejtësisë që nuk kanë zë

Shkruar nga Denis Dyrnjaja

Për të "vrarët" e drejtësisë që nuk

A është "vrasje" kur procesi i drejtësisë bëhet peng i një emri të madh apo personi të fuqishëm?

A është "vrasje" kur e drejta vonohet dhe ai që e kërkon më nuk jeton?

A është "vrasje" kur pronari nuk gëzon dot pronën, jo nga ligji, por nga Maliqi?

A është "vrasje" kur një çështje gjyqësore edhe pa palë kundërshtare nuk merr kurrë zgjidhje?

A është "vrasje" kur një gjyqtar nuk sheh provat, por sheh kush e telefonoi?

A është "vrasje" kur vendimi jepet nga interesi, jo nga ligji?

A është "vrasje" kur dosja humbet dhe qytetari nuk di më ku të gjejë as të drejtën dhe as shpresën?

A është "vrasje" kur një konflikt pronësor zgjasë 15, 20 apo dhe 30 vjet e zgjidhja nuk vjen kurrë?

A është "vrasje" kur drejtësia nuk gjykon, por pret direktiva?

A është "vrasje" kur dy gjykata japin vendime të kundërta për të njëjtën provë?

A është "vrasje" kur ligji është një, por gjykimet janë shumë?

A është "vrasje" kur gjyqtari shpërblehet për zvarritje, jo për drejtësi?

A është "vrasje" kur qytetari mban dosjen në dorë dhe gjykata i mbyll derën?

A është "vrasje" kur procesi i drejtësisë bëhet peng i një emri të madh apo personi të fuqishëm?

A është "vrasje" kur gjykatat nuk kanë kohë për të drejtën, por kanë kohë për pushtetin apo ryshfetin?

A është "vrasje" kur drejtësia trajton njerëzit si numra, jo si qytetarë?

A është "vrasje" kur ndershmëria ndëshkohet dhe pazari shpërblehet?

A është "vrasje" kur një shtet të thotë shko në gjyq, por gjyqi të vret?

Sot iu dha lamtumira një gjyqtari të republikës. Aty në kortezh kishte shumë mëkatarë dhe "vrasës" të së drejtës dhe ky është edhe cinizmi edhe hipokrizia më e madhe.

Padrejtësia sot shfaqi hidhërim, por as pendesë dhe as reflektim!

1 Komente

  1. Engjell Hamitaj

    Bravo Denir je shum iperpiket shum i sakt ket o po i vuajm cdo dit i do te thot se edhe un jam 1 viktim e radhes nga kjo gjykat kjo prok kjo polici Me kan grabitur mbajn leket e familjes time Me kercenojn per 13 vjet me polici me hodhen hajdutet ne gjyq per te me mar token gjyq. Eranda Cufo ne Vlor pa me pyet u dha te drejtgrabitesve se merte urdhra nga eprori lartKjo esht drejtesia qe duam Sot jam 60 vjec kam 13 vjet qe vuaj E kam hedh ne Apel Do vej edhe 20 vjet Nje pyetje i ben Pamfletit do te jem gjall apo jam viktim e radhes .Respekte Pamflet

    Lini një Përgjigje