
Pse paratë e shqiptarëve shkojnë për kurim jashtë vendit apo në spitalet private? Pse spitalet private e përdorin këtë kapital për të sjellë mjekë nga më të shtrenjtët në botë? Si ia dalin?
Nëpër studio televizive, me ose pa koordinim, po bëhen ballafaqime mes studentëve të mjekësisë dhe disa jo ekspertëve të njohur si mbështetës ose dhe hermafroditë politikë.
Në emër të së drejtës Kushtetuese, apo të drejtës minimale për të pasur shërbim shëndetësor, hermafroditët dhe të tjerët, u kërkojnë studentëve të sakrifikojnë.
Askush nuk i kërkon asgjë Qeverisë. Askush nuk pyet pse Qeveria nuk ka arritur ta kapitalizojë Shëndetësinë, por ta shkatërroje me moton korruptive të "Shëndetësisë falas". Askush nga ata nuk pyet ku i çon qeveria fondet e sigurimeve shëndetësore, sa pjesë të buxhetit për shëndetësinë marrin koncesionet si shërbim fiktiv? Pse paratë e shqiptarëve shkojnë për kurim jashtë vendit apo në spitalet private? Pse spitalet private e përdorin këtë kapital për të sjellë mjekë nga më të shtrenjtët në botë? Si ia dalin?
Kjo ndodh sepse askush nuk e ka lirinë për të thënë të vërtetën, se janë aty për të përcjellë mesazhin populist të autokratit që ka bërë një ligj antikushtetues, që duhet të sakrifikojmë që shqiptarët të kenë shërbim shëndetësor.
Po si shpjegohet pra, që ndërsa studentët dhe mjekët duhet të sakrifikojnë, kompanitë farmaceutike, të laboratorëve private, të spitaleve private bëjnë miliona? Me çfarë parash? Pse këto para nuk shkojnë tek shërbimi publik?
Ka vetëm një përgjigje, qeveria bashkë me biznesmenët e emëruar, ata të koncesioneve, të ilaçeve, të laboratorëve, e kane vënë sistemin në shërbim të vetes. Për ta fshehur këtë skandal, duhet të sakrifikojnë mjekët dhe studentët e mjekësisë.
Lini një Përgjigje