
Kjo është një gjendje që ka hequr në Shqipërinë politike konkurrencën për pushtet dhe ne tani po shohim se gjithçka politike si pushtet i PS- së po e shtyn Shqipërinë si një vend me një pseti.
Si rregull, koha që ecën në një pasivitet kombëtar, i detyron qytetarët e iluminuar të një shteti, që këta qytetarë të krijojnë ide të reja për zhvillimin e vendit të tyre.
I.
Dhe sigurisht që na duhet të theksojmë që ky rregull historik, në qytetërimin e sotëm është një nga arsyet kryesore të zhvillimit.
Kurse armiku i zhvillimit të një kombi është pasiviteti ideor i shoqërisë së tij.
Por, a jemi ne shqiptarët e Shqipërisë sot në një pasivitet kombëtar?
Po, ne jemi sui generis një shtet i cili sot ndodhet në pasivitet kombëtar.
Po pse na ka ndodhur kjo?
Kjo na ka ndodhur, sepse në këtë çast historik ka ngrirë politika e dy partive të mëdha politike, PS dhe PD, që po e drejtojnë politikisht Republikën e Shqipërisë. Kurse pikërisht për këtë, kjo ngrirje, që në politikë quhet pasivitet politik, kuptohet se neve po vjen nga dy arsye kryesore.
Arsyeja e parë është që fituesi absolut i zgjedhjeve të këtij viti në Shqipëri, Partia Socialiste, e cila ka në dispozicion qeverinë Rama, nuk e pranon zhvillimin e ideve të reja politike brenda saj. Dhe po kuptohet që qeveria Rama nuk e pranon zhvillimin dhe përplasjen e ideve politike brenda saj, sepse është shumë e sigurt me këtë ngrirje.
Dhe ne duhet të theksojmë se, pikërisht për këtë, PS e ka hedhur vetë shoqërinë tonë në një paralizë politike, e cila kuptohet se ka pushtuar vet Republikën e Shqipërisë në një gjendje jashtë zhvillimit permanent dhe progresiv të saj.
Arsyeja e dytë është mungesa e një opozite të pranueshme as nga opinioni i thellë publik në Shqipëri, por as nga politika e Uashingtonit dhe ajo e Brukselit.
Dhe sigurisht që kjo është një gjendje që ka hequr në Shqipërinë politike konkurrencën për pushtet dhe ne tani po shohim se gjithçka politike si pushtet i PS - së po e shtyn Shqipërinë si një vend me një pseti.
Po kjo paralizë politike, e cila po konceptohet lehtë me ndodhjen e saj në Shqipëri - pse ka ardhur deri në këtë pikë?
II.
Duhet të jemi të qartë për një gjë: kur një vend drejtohet nga kryetari i partisë e cila ka marrë me zgjedhje politike pushtetin politik, ky kryetar mund të kthehet në një kryeministër absolut.
Kështu është kthyer të jetë Edi Rama sot si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Por shenjat janë se ky kryeministër nuk është më shumë i Shqipërisë sesa i vetvetes.
Por, kur një kryeministër fuqiplotë i një vendi që i përket më shumë vetes se vendit të tij, ky kryeministër në rregullin historik të Evropës është quajtur autokrat.
Dhe ne po e konstatojmë se kryeministri i sotëm Rama, me shumicën e thellë të deputetëve që ka në Kuvendin e Shqipërisë po kuptohet se është kthyer në një autokrat.
Por të gjithë kryeministrat e Evropës që kanë rënë në autokraci, dëmin më të madh ia kanë bërë vetes e mandej kombit të tyre.
Por këtij autokratit tonë Rama, këtë lloj politike ia ndihmon edhe ndërkombëtarisht fakti që ai përballë si konkurrent për të ardhur në pushtet ka qytetarin Sali Berisha, i cili tani është shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por ndërkohë duhet ta pranojmë se Sali Berisha ka përballë edhe Partinë Socialiste, e cila është sot partia më e votuar në Shqipëri.
Atëherë?
Kuptohet se gjithçka sot po përqendrohet në vullnetin politik të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë.
Kurse Shqipëria sot kuptohet se në politikën dhe në luftën politike për pushtet nuk e ka një opozitë të pranueshme as nga opinioni publik i Shqipërisë por as nga opinioni ndërkombëtar në botën perëndimore, ku ne po bëjmë pjesë si politikë aktuale, por edhe si interes i lartë kombëtar.
Lini një Përgjigje