TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Shkurt 2024, 10:10

Pakti me NATO-n; çfarë do të përfitojë Shqipëria nga prodhimi i municioneve për Ukrainën

Shkruar nga Arben Malaj

Pakti me NATO-n; çfarë do të përfitojë Shqipëria

Shqipëria mund t’i reduktojë këto risqe nga sulmet kibernetike duke ja besuar sigurinë kibernetike strukturave të NATO-s.

Mirëmëngjesi lidhur me takimin e organizuar në Tiranë për Ukrainën duhet të qartësohemi se: Sa më shumë angazhohemi në mbështetjen e Ukrainës deri tek bashkëprodhimi i armatimeve në Shqipëri, aq më shumë duhet t’i kërkojmë NATO dhe partnerëve strategjikë mbështetje maksimale për rritjen e sigurisë nga sulmet kibernetike. Kjo për disa arsye kryesore:

1.Rusia e ka shpallur Shqipërinë vend armiqësor, çka e bënë Shqipërinë një vend me rrezikshmëri të lartë nga sulmet kibernetike nga Rusia,

2. Sulmet kibernetike për të paralizuar vendet armiqësore-  janë pjesë agresive e strategjisë së saj.

3. Rusia ka dhjetra vite që përdor sulmet kibernetike siç bëri me Estoninë në 2007.

4. SHBA dhe BE kanë rritur shqetësimet e tyre për ndërhyrjet e Rusisë në zhvillimet politike, që kulmin e tyre e kanë specifikisht gjatë fushatave elektorale

5. Shqipëria po nxiton të aplikojë e-goverment në të gjitha shërbimet publike pa ndërtuar një mbrojtje të lartë të sigurisë kibernetike.

6. Shqipëria po paguan kosto jo të vogël nga bllokimi i pjesëve kritike të e-goverment dhe publikimi i të dhënave shumë sensitive të institucioneve dhe sidomos të qytetarëve duke dëmtuar elementin e privatësisë nga sulmet e hakerave iranianë për shkak tëe muxhahedinëve.

Siç po ndodh edhe aktualisht Shqipëria është lehtësisht e atakueshme dhe e paralizueshme nga sulmet kibernetike ruse, Iraniane dhe jo vetëm prej tyre.

Shqipëria mund t’i reduktojë këto risqe nga sulmet kibernetike duke ja besuar sigurinë kibernetike strukturave të NATO-s.

Ditë të mbarë!

shqiperia prodhim municione ukraine

Lini një Përgjigje