
Prej 4 palë zgjedhjesh Oerd, për turpin e 4 individëve, shqiptareve ju është mohuar e drejta që të zgjedhin me votë, por thjeshtë votojnë si në komunizën dhe deputet i emërojnë jo një Enver, por 4 mini Envera.
I Nderuar Oerd
Listat e hapura për kandidatët janë ajo që kërkojnë Shqiptarët jo pazari i Ramës me Bashën në 5 qershor për të ruajtur monopolin e emërimit të deputetëve.
E di që nuk e keni qejf por keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese NR 28 të datës 30 qershor të vitit 2021 që nuk ju pyet se si e keni qejfin. Edhe pse çiraku Sokol Binaj i Damian Gjiknurit që u dakortesua me ju në 5 qershor votoi kundra.
Keni Kushtetutën z Bylykbashi që thotë qartë që listat duhet të jenë jo më pak se 2/3 të hapura çka i lejon çdo force politike që nuk ka hallin e vemjeve ti ketë listat 100% të hapura.
Z.Bylykbashi qytetarët duhet të zgjedhin me votën e tyre se kush do jenë deputetët e tyre, jo thjeshtë të votojnë servilët e pështirë të kryetarëve të partive.
Herësi që ju dhe Damiani vendosët në kodin zgjedhor dhe në pazarin e 5 qershorit ka shkuar në PS Oerd më datë 30 qershor dhe po të kishte patur fuqi edhe për zgjedhjet e 2021 ndoshta as ju as gazi nuk do ishit deputetë se në vendin tënd do ishte Igli Cara e në vend të Gazit do ishte Qani Xhafa.
Por demokracia dhe sovraniteti i votës së qytetarëve nuk ka lidhje me interesa të ngushta personale.
Prej 4 palë zgjedhjesh Oerd, për turpin e 4 individëve, shqiptareve ju është mohuar e drejta që të zgjedhin me votë, por thjeshtë votojnë si në komunizën dhe deputet i emërojnë jo një Enver, por 4 mini Envera.
Talljen e listave te hapura mes partive mund tua tregosh ndonjë vemje deputeti që mban mandat me 300 vota por jo shqiptarëve.
Shifi Oerd që 5 deputet të Bashës së 5 qershorit kanë se bashku vota sa për një mandat dhe ky është turp i këtij sistemi bastard zgjedhor të pazarit të 21 prillit të 2008. Në 4 palë zgjedhje me këtë sistem bastard zgjedhor Oerd nuk ka vjedhur mandate vetëm PS por edhe PD
Që të dyja partitë si PS dhe PD ju kanë vjedhur mandate partive të vogla që kanë patur brenda koalicioneve. Mbi 130 mijë vota të partive të vogla Oerd në vitin 2009 u përkthyen në mandate për PD dhe nga 63 parti në koalicion vetëm Fatmir Mediu i PR dhe Dashamir Tahiri i PDIU, morën mandat.
Në vitin 2013 dhe 2017 mbi 110 mijë vota të partive aleate Oerd asnjëra nuk mori mandat. Perse u dashka një koalicion ku partia e madhe ti vjedh vota partive të vogla????
Pooo Oerd poooo, ka mare PS 5 mandate në mënyrë hajdute sepse ky sistem zgjedhor me 12 qarqe ta lejon që ti vjedhësh deri në 10 mandate, sepse PS në qarkun Vlore i ka marrë mandatet me 6900 vota ndërsa PD në qarkun Gjirokastër ka marrë një mandat me 13900 vota.
Që të ketë ndarje të drejtë sipas votave për çdo mandat Oerd duhet që Shqipëria të jetë vetëm një zonë zgjedhore dhe secila parti politike të kanidoj veçmas e të mos ketë prag elektoral por me prag natyral, që do të thotë se çdo parti politike nëse merr numrin e votave për 1 mandat në të gjithë Shqipërinë, le ta marri ajo atë mandat.
Dhe nuk ka pse të ketë koalicione me hile për t’ju vjedhur votat partive të vogla para zgjedhjeve, por të ketë koalicione pas zgjedhore me çdo parti politike sipas votave që i kane dhënë qytetarët.
Dhe deputet të jenë vetëm ata apo ato që votohen nga qytetaret e jo ata ose ato që pëlqehen nga kryetarët. Kjo është reformë reale zgjedhore.
Pazari Rama -Basha i 5 qershorit ishte një pisllëk për interesat e tyre dhe të një grushti vemjesh pas tyre, që i tremben votës së qytetarëve.
Madje kur KQZ vendosi që lista e kandidateve të ishte me emra, ju dhe PS u dakordësuat që PS ta ankonte në kolegj zgjedhor dhe e betë me numra si garat e qenve Oerd për të fshehur nga sytë e qytetarëve emrat e urryer dhe pa vlere për të qenë përfaqësues të tyre.
I nderuar Oerd
Siç u ndjetë i ç’vlerësuar brenda rithemelimit kur ju, Z Luçiano, Paloka, Ndoka dhe 21 anëtarët e kryesisë u zgjodhët me votë, dhe këta galaktiko-shpëtimtarët si Gazi, Gjekmarkaj etj, u emëruan pa votë, ashtu ndjehen të ç vlerësuar edhe ata apo ato q[ votohen me më shumë vota nga qytetarët e nuk janë deputët sepse nuk i pëlqejnë kryetarët e i pengoi herësi i Gjiknurit i dakortësuar me ju në emër të Bashës.
Opozita e ka mision dhe detyrë i nderuar Oerd të luftoj që të kthejë garën dhe sovranitetin e votës se qytetarëve, jo të dakortesohet me Ramën për të ruajtur ketë pisllëk që prej 4 palë zgjedhjesh i ka dhënë 3 herë fitore Ramës.
Edhe në vitin 2009 Oerd PD nuk fitoi por mori 68 deputet me këtë ligj ku Shqiptarët nuk zgjedhin por thjesht votojnë.
Dhe u deshën 4 mandatet e LSI për të qeverisur si mos më keq që të ishte shumice, edhe pse e them me bindje që në 34 vite pluralizëm qeverisja më e mirë e Shqipërisë ka qene 2005-2009 dhe prap me këtë sistem bastard pa garë PD nuk fitoi
Atëherë kujt i intereson që të fitoj përsëri Rama por të ruajnë karriget e qelbura të tyre një grusht vemjesh që i tremben listave të hapura??
Çfarë fitojnë qindra mijëra qytetarë opozitarë nga ky pazar i ndyrë që të rrinë përsëri deputet një grusht servilësh pa votat e qytetareve dhe Rama të jetë përsëri në pushtet???
Halli i opozitareve real të këtij vendi Oerd, është shumë e shumë më i madh se halli i karrigeve të qelbura në parlament të një grushti vemjesh, servilësh e spurdhjakesh që nuk duan garë e nuk guxojnë të provojnë veten se sa vlere kanë para votës së qytetareve.
I nderuar Z.Bylykbashi
istat e hapura rikthejnë garën dhe sovranitetin e votës së shqiptarëve të vrarë nga pazari i ndyrë i 21 prillit 2008 dhe çlirojnë sistemin e lëpirjes brenda çdo partie politike si dhe vrasin sistemin autokrat e krye hajdut të qeverisjes
Çdo deputet që vjen në kuvend nga vota e qytetarëve nuk rri si ushtarë e nuk voton si zagar çdo PPP, koncesion, investitor strategjik, dhe çdo falje të pasurisë së shqiptarëve kujtdo për interesa korruptive të kryeministrit.
I nderuar Oerd
Shqipëria ka nevojë për një sistem zgjedhor demokratik ku vota e Shqiptarëve të zgjedh përfaqësuesit e tij, jo për servil të pështirë që ju lëpihen kryetarëve për menderen e tyre.
Dhe për kujtesë po të sqaroj që prej 34 vitesh sa herë që është votuar për parti, ka fituar gjithmonë PS sepse ata janë parti rreshti.
Nga zgjedhjet e para lokale më 26 korrik 1992 e deri më 14 maj 2023, PD nuk ka fituar asnjëherë shumicën e këshilltarëve komunal e bashkiak sepse PD është prej dhjetorit 1990 parti që do dhe vlerëson vlerat e individit jo te “tufës”
Tre herë që ka fituar PD në 1992,1996 dhe 2005 ka fituar me sistem mazhoritat dhe jo me sistem servilokryetarë.
Prandaj që të jemi të hapur e të sinqertë me opozitarët duhet të bëni betejë për vlera jo për plehra ,dhe vlerat në demokraci i përcakton sovrani jo padroni, i përcakton qytetari jo kryetari.
Çdo belbëzim tjetër për tu hallakatur degë me degë nuk bën gjë tjetër veçse ju çvlereson para syve të opozitarëve të vërtetë pavarësisht se mund të mendoni se po jua hidhni.
Të ftoj ta lexosh këtë shkrim Oerd pa marrë leje tek Gazi e tek zëvendësi i sotëm i Nikollës Gjekmarkaj që nuk kanë lenë gjë pa vjell për mua në 2019, e për ty dhe të tjerë nga 9 shtatori 2021.
Ju lutem shumë Oerd mos na fyeni edhe injorancën se intelektin keni 4 palë zgjedhje që na e fyeni.
Te përshëndes Oerd.
Lini një Përgjigje