
Kjo do të jetë e ardhmja jonë shqiptare e të gjithë shteteve shqiptare, që janë e që do të formohen në këtë rrjedhë historike që ka filluar me sukseset e vijueshme të shqiptarisë në Ballkanin Perëndimor.
Bota ndryshon ngadalë, shoqëritë ndryshojnë nga fjalët e liderëve në një revolucion ose dhe, nuk ndryshojnë fare për shekuj e shekuj.
I.
Pse, a nuk qëndruam ne shqiptarët të ngrirë për 500 vite rresht nën Perandorinë Osmane, por, megjithatë tani është e qartë si histori që Perandoria Osmane gllabëroi botën me anë të shqiptarëve që e drejtuan në 400 vite resht.
Po Shqipëria, çfarë fitoi nga princat shqiptarë që drejtuan edhe Perandorinë Osmane?
Me përjashtim të kështjellave të shumta që janë edhe sot si relike, asgjë tjetër.
Po shqiptarët gjithsesi bënë për vete edhe një vepër që solli shkëlqimin e tyre historik: ata mbrojtën, përdorën dhe e mbajtën të pastër gjuhën shqipe.
Dhe ja, është gjuha shqipe që krijoji në Shekullin e XX dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipërinë dhe Kosovën.
Por, është edhe një gjysmë shteti në një milionë shqiptarë: Maqedonia e Veriut, e cila, në ecurinë e kësaj historie të shqiptarisë në zhvillim, pritet të sjellë shtetin e tretë shqiptar në Gadishull, por që sigurisht që pret edhe shtetin e katërt shqiptar: Çamërinë.
II.
Ja, kjo është historia jonë e re që nuk do të ndalet. Shqiptarët dashuruan gjuhën shqipe, jetuan me gjuhën shqipe, dhe tani, por nga kjo gjuhë e parë e dalë në Evropë, ka nisur të shkëlqejë historia jonë e shqiptarisë, për të krijuar bashkimin tonë të madh gjithëshqiptar.
Pse a do të vijë bashkimi i madh i shqiptarisë?
Sigurisht që do të vijë, se nuk ka rrugë tjetër në këtë histori evropiane.
Rilindasit e mëdhenj e dinin këtë kur thanë: është gjuha shqipe që do të sundojë plotësisht në të gjithë shqiptarinë.
Dhe ja koha erdhi.
Po ne, çfarë po bëjmë?
Shqiptarët sot janë në Evropë dhe në Amerikë në një numër që e kalon të një milionët e shqiptarëve, dhe këta po mbajnë dhe po zhvillojmë më tej shqiptarinë.
Po të dy shtetet shqiptare?
Këta të dy, me të dyja qeveritë e tyre, nuk janë në nivelin që po kërkon koha.
Por, kuptohet që kjo është një përkohësi. Bashkimi i shqiptarisë, pavarësisht nga forma është një kërkesë historike. Prandaj do të ndodhë.
Askush nuk e ndalon dot kërkesën historike të shqiptarisë, e cila ka lindur. Dhe kjo është një arsye absolute.
Prandaj...
Kjo do të jetë e ardhmja jonë shqiptare e të gjithë shteteve shqiptare, që janë e që do të formohen në këtë rrjedhë historike që ka filluar me sukseset e vijueshme të shqiptarisë në Ballkanin Perëndimor.
Prisni dhe shikoni.
Lini një Përgjigje