TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Mars 2023, 16:33

“Nuk duhen këta të opozitës nëpër delegacione, janë pizëvengjër”, Gjekmarkaj: Kronikë mbi Ponte Vekio të Firences!

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

“Nuk duhen këta të opozitës nëpër delegacione,

Desh mu turrën të më digjnin të gjallë si Savanarolen, po ja tha Lindita ndaluni se nuk justifikojmë dietat pastaj, kush paguan për të.

Siç e ka marrë vesh i madh e i vogël, yndyra e Kuvendit të Shqipërisë ndodhet në Itali për takime të nivelit të lartë.

Na priten kryetari i dhomës së deputetëve Fontana dhe ai i Senatit La Russa. Qamet ngrohte e të dashur me Shqipërinë. Ju kemi si vëllezër more të uruar thanë!

Çfarë t’ju duhet mos e mbani gojën përsëritën një zëri. Do vijmë andej e do e marrim me nge. U gëzuam ne. Pastaj në fund bëni falëmeshëndet Babos që po e qet në selamet atë anë të Ballkanit insistuan.

U gëzuan këta të mazhorancës, u mërzita unë. Unë këpus gjuhën e së bej!

Nejse para se të shkonim aty u poqëm me monumentin e Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij në Romë. E takuam me mall e brengë. Sa na pa zbrit nga kali e na përqafoi një e nga një. Ja arbërit e mi rënkoi gëzimi. Po ky pyeti kur pa Kostën e Gramozit dhe të Lindës, arbër është se si i shkurtër për të qenë i tillë ? E po po mërmëritëm.

E shikoni si vitet ma kanë shpuar përkrenaren dhe bronxi po me nxihet nga smogu ? Pooo psherëtimë ne. I thoni Margeritit se e kam edhe si kushërirë nga Dajat të gjeje ca lek dhe të bëje një marrëveshje me këta italianet që të me bëjnë ndopak hyzmet.

Lindita gati qau kur i la një tufe me lule teksa i dha besën e Zotit që do i bëjnë derman stërniperit që kaq lavdi u la peshqesh.

Arben Pëllumbi derisa mbërriti aty ishte gjithë qejf e i ëmbël me të gjithë. Befas u murretye! Ç’ke e pyes. Unë mendova tha mos është monumenti i Babos se ne atë kemi Skënderbe!

Nuk mbaroi me kaq mërzia.

Në kthim rrugë e gjate. Balona nisej nga Bologna. Udhës thamë të pimë një kafe në Firenze po për të zezën tonë u ndalem.

Nuk thonë kot kiji frikë grekërit edhe kur bëjnë dhurata.

Në “ponte vechio”, ura e vjetër plasi zallamahia e shamata. Kosta u ndal të busti i Benvenuto Cellinit dhe po e shihte venger. Të krijonte përshtypjen se do e bënte copash. Ç’është ky mjekër cjap tha me furi?! Po ç’ke o njeri hallalli i thashë ! Këtu do duhej busti i Babos vikati. Me gjasë do që quhet, Kosta i Babos , Gramozit dhe Linditës.

Skenderbeu në Romë ai në Firenze. E dëgjoi Ermua , e drejte e drejte, po nuk do ishte keq që aty pranë të vihej edhe koka e Taos si njeri besnik i Babos dhe kësisoj përballojnë edhe monotoninë e turistëve.

Unë për vete si lokalist mendova për Ulsiun se i ngjan kardinalit Maxarin por nuk e thashë ndërrova mendje dhe propozova Elisen në qoshe të urës si Beatriçen për të zbutur klimën.

Arben Pellumbi u ndie ligsht. Mos tha dhe me shpulle i ra ballit. Kosta me volli mendimet bëzani , që nga Roma këtë propozim bluaja në kokë dhe një pikëllim si qefin e mbështolli e nuk bëri më vër me gojë. Piu dy paracetamol.

Një tjetër tha pse nuk propozojmë tre klasiket e Rilindjes sebashku si vëllezërit Frasheri.

U bëra kurioz ku e kishin llafin, po nuk gjenin dakordësi për emrat.

Me zu pak si gaz. Më panë venger. Nuk duhen këta të opozitës me vete nëpër delegacione, janë pizevengjer mejtuan një zëri.

Desh mu turren të me digjnin të gjallë si Savanarolen, po ja tha Lindita ndaluni se nuk justifikojmë dietat pastaj, kush paguan për të.

Aty u mblodhën dhe u hoqën mënjanë e më lanë të lirë. Kur shkuam ndanë statujës së Davidit të gjithë ramë dakort , gjetem paqen dhe u pamë në sy. Ky i ngjaka Tigrushit per nga viriliteti dhe dliresia dhe në vend të zorzopit David shihnim Tigrushin.

Rruga vazhdon.

gjekarkaj firence takime

Lini një Përgjigje