
I Nderuar Kancelari Scholz,
A ka mundësi ta shtysh pak datën e mbajtjes së Samitit të Proçesit të Berlinit në Shqipëri????
Se në 16 tetor Z. Kancelar kam “ frikë” se do ju dështojë samiti ,ngaqë Rama dhe qeveria e tij janë të zënë me një “ festë” shumë të rëndësishme për të dhe tufën që qeveris Shqipërinë.
Kanë ditëlindjen e udhëheqësit shpirtëror të tyre dhe nuk u bie mendja fare tek Samiti i Berlinit, aq më shumë që këta si orentim kanë Open Ballkanin e Sorosit dhe Vuçiçit.
Të lutem shumë Z. Scholz mos ua prish festën qeverisë se e kanë më të rëndësishme se çdo festë tjetër, përfshirë edhe ditëlindjet e tyre, se për të fëmijëve nuk i mbajnë mend fare ngaqë i kanë si të sajuar e me shumë duar.
Ndoshta ju Z. Scholz nuk mund ta kuptoni rëndësinë e kësaj date për komunistët shqiptarë dhe nostalgjikët e diktatorit, sepse fati ju ka mundësuar të keni lindur në një vend jo komunist.
Por këta vdesin për ditëlindjet e diktatorëve.
Madje 33 vjet “demokraci” këta mostra akoma nuk kanë hequr si emërtim emrin e një lagjeje në mes të Tiranës, duke e quajtur 21 dhjetori, për nder të ditëlindjes së Stalinit.
Prandaj Z. Scholz, shtyje vetëm një ditë të paktën dhe se mos të “mashtrojnë”, ta shtysh dy ditë se më 18 ka ditëlindjen një mostër tjetër.
Bile po munde, afroje edhe në korrik, madje edhe në date 4, kur ka ditëlindjen vetë Rama sepse jo vetëm që nuk e kanë problem fare ditëlindjen e tyre, por shumë nga këta mashtrues i kanë të falsifikuara ditëlindjet dhe as vetë nuk e dinë ekzakt se kur kanë lindur.
I bëj thirrje miqësisht Ambasadorit të Gjermanisë që t’ia sqaroj sa të mundet kancelarit Scholz se çfarë rëndësie kanë për këta mostra ditëlindjet e mostrave paraardhës që kanë themeluar dhe drejtuar partinë që qeveris sot.
Nuk besoj që do ma marrësh për keq këtë kërkesë Z Scholz e do më shpallësh armik ose “non grata”, siç kanë filluar të bëjnë disa!!
Të uroj mbarësi Z. Kancelar!
Lini një Përgjigje