TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Nëntor 2023, 21:23

Një rast në Itali dhe ndryshimi i një modeli të drejtësisë në Shqipëri

Shkruar nga Klodian Tomori

Një rast në Itali dhe ndryshimi i një modeli të

Tani rreziku është që Shqipëria mund të shkoje drejt një sistemi agresiv drejtësie, i cili rrugës mund të marrë në qafë njerëz edhe kot. Në fakt me reformën në drejtësi, po përvijohet një ndryshim shumë i madh. Duket sikur Shqipëria, veçanërisht SPAK po shkon drejt modelit amerikan. 

Në vitin 1991 në Cagliari ndodh një vrasje e trefishtë. Viktimat ishin pronari i një ferme, djali i tij dhe një pastor. Ndërkohë dhëndri i fermerit ngeli i plagosur rëndë, por mbijetoi.

Si dëshmitari i vetëm okular, dhëndri ishte dhe personi kyç i hetimeve. Fillimisht ai deklaroi se nuk e kishte parë vrasësin, pasi e kishte fytyrën e mbuluar. Por dy javë më vonë ndërroi version dhe identifikoi një të ri 26-vjeçar si autorin e vrasjes.

Të njëjtën dëshmi e mbajti dhe në gjyq. Me dëshminë e tij gjykata e Apelit në Cagliari e dënoi të riun me burgim të përjetshëm në vitin 1992, edhe pse ai e mohonte gjithë kohën të kishte lidhje me këtë ngjarje.

Dy javë më parë, dëshmitari okular ndërroi version. Ai u tha gjykatësve se personin e dënuar nuk e kishte parë, por fotoja e tij iu tregua nga njëri prej agjentëve të policisë, që po merreshin me hetimin e çështjes. Polici i kishte thënë që ky është vrasësi duke i treguar foton dhe ky pastaj shkoi në gjyq dhe tha të njëjtën gjë.

Pasi polici më tregoi foton u ndjeva ne presion tha. Dhe mendova se ishte gjëja e duhur për t’u bërë, kur e identifikova në gjyq të riun si autorin e vrasjes.

Menjëherë pasi ky ndërroi dëshminë dy javë më parë, gjykata pezulloi dënimin dhe e liroi nga burgu të dënuarin. Pas 32 vjetësh në qeli. Sot ai u kthye në fshatin e tij, por tashmë 58 vjeç, nga të cilat 32 vjet të kaluara në qeli.

Italia ka një nga sistemet më të mira në botë të drejtësisë. Dhe sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që pranon të lërë edhe 10 kriminele të padënuar për të mos dënuar një të pafajshëm kot. Por ja që edhe aty ndodh.

Tani rreziku është që Shqipëria mund të shkoje drejt një sistemi agresiv drejtësie, i cili rrugës mund të marrë në qafë njerëz edhe kot.

Në fakt me reformën në drejtësi, po përvijohet një ndryshim shumë i madh. Duket sikur Shqipëria, veçanërisht SPAK po shkon drejt modelit amerikan.

Në SHBA, nuk është e domosdoshme prova e pakundërshtueshme për t’u dënuar. Atje sistemi funksionon me bindje. Organet hetimore kërkojnë prova sa më shumë me qëllim që të bindin jurinë. Pra i gjithë qëllimi është që të krijohet bindja e jurisë.

Sigurisht atje sistemi ka krijuar siguresën që mos të merren njerëzit në qafë. Pasi dënimi kërkon 10 nga 11 votat e jurisë. Dhe prape ndodhin gabime si ato të njerëzve që janë ekzekutuar kot.

Evropa ka sistem ndryshe. Në Evropë dënohesh vetëm me provën e pakundërshtueshme, bindja nuk i vlen askujt.

Tani kjo historia e dënimit me bindje mund të jetë më e lehtë për prokurorinë për të dënuar njerëz të cilët nuk i kap dot me prova gozhduese. Por ka gjithmonë këtë rrezikun si ky rasti më sipër.

itali dënime shqipëri spak

Lini një Përgjigje