TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Gusht 2023, 12:03

Një pyetje qeverisë së Shqipërisë

Shkruar nga Shaban Murati
Një pyetje qeverisë së Shqipërisë
Shaban Murati

Mos është ndonjë sekret i fshehtë midis jush ky lloj i panjohur qeveritar i patriotizmit memec akademik ndaj armiqve historikë të kombit shqiptar?

Si shpjegohet që skota e patriotëve të mumifikuar të presidiumeve qeveritare dhe të akademive pseudoshqiptare, të cilët janë në listën e dashurisë së kryeministrit, që i ka mbushur me tituj dhe nuk harron t’u pompojë lavdi çdo muaj ditëlindjeje me çarçafë mallëngjyes, nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur asnjëherë çeshtjen shqiptare dhe Kosovën kundër presidentit serb Vuçiç, që ka 12 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza Kosovës.

As kundër kryeministrit grek Micotaqis, që ka 4 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza sovranitetit të Shqipërisë dhe çeshtjes çame?

Nuk kam guxim të pyes, (sepse mund të shkoj shumë thellë...) përse akademikët e patriotizmit qeveritar nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur kurrë çeshtjen shqiptare kundër Rusisë gjatë 32 viteve, megjithëse Rusia është armiku më i madh i Shqipërisë, i Kosovës dhe i çeshtjes shqiptare në arenën ndërkombëtare?

Mos është ndonjë sekret i fshehtë midis jush ky lloj i panjohur qeveritar i patriotizmit memec akademik ndaj armiqve historikë të kombit shqiptar?

shaban murati: sjellja e beogradit

Lini një Përgjigje