TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Gusht 2024, 22:19

Një vrasje e dhunshme nuk është vrasje nga pakujdesia zonja prokurore!

Shkruar nga Mentor Kikia

Një vrasje e dhunshme nuk është vrasje nga pakujdesia zonja

Askush nuk duhet të ndjehet i qetë, as kur fle e as kur zgjohet, derisa ajo akuzë të ndryshoje, e ai maskara dhe banda e tij të shkojnë në burg përjetë, siç e parashikon ligji. Dhe ligjin s’mund ta bëjë si t’i dojë qejfi, një prokurore.

Ka ca gjëra për të cilat nuk duhet bërë kompromis dhe një nga këto është e drejta për te jetuar.

Po flas për vrasjen ne Pogradec. Katër njerëz e rrahin një burrë për t’i marrë paratë, e masakrojnë deri ne vdekje. Ekspertiza tregon se viktima kishte shumë shenja dhune. Por prokurorja, tre bashkepunëtorë i liroi dhe vrasësin e akuzoi për “vrasje nga pakujdesia”.

Po e lëmë debatin, nëse u manipulua apo jo ngjarja!

Po e lëmë faktin, nëse prokurorja e çështjes, kjo që është ne foto, apo bashkëshorti i saj, është apo jo mik i ngushte i avokatit të një prej atyre që u liruan!

Po e lëmë faktin nëse vrasësi është apo jo pjesë e një bande njerëzish, që u pret shpata në të gjitha anët!

Të masakrosh një njeri deri me vdekje nuk është krim nga pakujdesia.

Ai nuk po ecte me biçiklete, e autori i zuri rrugën papritur dhe e rrëzoi.

Jo, ky është një krim barbar!

Askush nuk duhet te ndjehet i qete, as kur fle e as kur zgjohet, deri sa ajo akuzë të ndryshoje, e ai maskara dhe banda e tij të shkojnë në burg përjetë, siç e parashikon ligji.

Dhe ligjin s’mund ta bëjë si t’i dojë qejfi, një prokurore.

Kjo grua mund të jetë bërë prokurore nga pakujdesia e sistemit, por ai krim nuk është bërë nga pakujdesia.

Lini një Përgjigje