
Ndaj nuk ka asnjë “fuqi të errësirës në tru”. Ka dështim të qeverisjes. Nëse ky popull është harbut, kush e ka drejtuar këtë “harbutëri” për gati një dekadë e gjysmë?
“… unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, si popull! …. Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet… Të hedhësh një shishe plastike apo një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM“
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Kur një kryeministër flet për “harbutëri ekstreme” të një populli të tërë, ai ose nuk e kupton peshën e fjalës, ose po e zhvendos qëllimisht fajin te viktima.
Asnjë popull nuk është harbut. Populli edukohet dhe orientohet. Ose lihet në kaos nga shteti.
Kjo nuk do të thotë që shteti të kontrollojë çdo sjellje private. As të zëvendësojë ndërgjegjen individuale. Por shteti krijon rregullat e lojës, shembullin, pasojat.
Lexova një reagim diku, sipas të cilit ka ikur koha e shtetit që edukon. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse ka ikur ndonjë kohë, ka ikur koha e shtetit që flet shumë.
Edhe në shoqëritë më liberale, shteti nuk është tërhequr nga edukimi qytetar, veçanërisht nga mbrojtja e mjedisit. Por ky edukim nuk bëhet me aksione, fushata, “masa të reja” kur e keqja ka ndodhur. As me burg për popullin e qindarkave, por jo për elitën e miliardave.
Edukimi është strategjik, është afatgjatë. Është investim serioz në sistemin arsimor, në formimin qytetar. Patjetër, edhe në atdhedashurinë që e përmendi papritur në të njëjtin fjalim, kryeministri ynë kozmopolit.
Stadiumet bizhu, betoni i luksit, sheshet fasadë, apo gradaçelat mund të prisnin ca.
Edukimi kërkon edhe bashki që punojnë çdo ditë, jo për fotografi e video. Kërkon polici që nuk e ka mendjen nga sabahu në darkë vetëm te gjobat. Por në mënyrë të veçantë kërkon shembullin moral të atyre që drejtojnë.
Shkurt, përgjegjësia individuale ekziston. Por ajo lulëzon vetëm aty ku shteti bën punën e vet.
Shkaku kryesor i katastrofave që përsëriten nuk është shishja e rrokullisur në ujë. Është korrupsioni në veprat publike, rrugë, kanale, projekte hidrike.
Kur tenderët shkojnë për miq apo për klientë, mos prit punë cilësore. Flasim për “krimin” e atyre që flakin plastikat. Krimi më i madh është bërë me firmë dhe vulë në zyrat e shtetit.
Ndaj nuk ka asnjë “fuqi të errësirës në tru”. Ka dështim të qeverisjes. Nëse ky popull është harbut, kush e ka drejtuar këtë “harbutëri” për gati një dekadë e gjysmë?
Edhe sikur ky të ishte populli më i keq në botë, nuk është as fisnike, as e drejtë, as e pranueshme të flasësh me përbuzje për ata që ke pasur për detyrë t’i mbrosh dhe t’i udhëheqësh. Nuk mund të jesh kryeministër i shumicës dhe njëkohësisht gjykatësi moral i saj.
Ashtu siç fryhesh më keq se lumenjtë, për arritjet, ashtu duhet ta marrësh mbi vete edhe barrën e dështimeve.
Vëreni se si Berishës ia ka fajin populli pse nuk kthehet dot në qeverisje. Ramës ia paska fajin populli pse përmbytet vendi. Kur pushteti nuk merret dot me votë, populli “nuk kupton”. Kur pushteti dështon në qeverisje, populli “është harbut”.
Çfarë mjerimi moral dhe intelektual!
Sa e rëndë bëhet kjo, kur vjen nga dy njerëz, të cilëve ky popull u ka dhënë gjithçka. Pushtet të pakufizuar, pasuri, besim, vite të tëra qeverisje. Në këmbim merr gishtin drejt tij.
Një udhëheqës i vërtetë e mbron popullin edhe nëse ai gabon. Nuk e përdor si alibi për dështimet e veta. Nëse e bën, thjesht është duke pranuar publikisht se nuk është më i denjë ta udhëheqë.
Jevgu Ramuti tash foli soc ndjehet. Ky urren shqiptaret dhe Shqiperine. Drogaxhiu i poshtër qe bashk me Berishën nuk kane leme te zeze pa i bere ketij vendi e ketij populli. Heqje zvarr nga zyrat e shtetit kete harbut kryeministër! Turp per shqiptaret qe ulun koken sikur delet dhe lejohen te neperkemben nga nje harbut drogaxhi i poshtër sikur qe eshte Rama. Ramuti, Salehu dhe militantet e tyre te pist!
Kemi faje dhe vete si popull qe I hedhim plehrat ku te na teket.Eshte nje burim bllokimi I kanaleve dhe tubave.
Deri sot o rjepe duke ua vjedhur ardhmërinë. Sot i fyen. E neser vazhdo e rrafi. Se ke gjet popull, o Ramut qeni.
Nën-populli shqiptar eshte ne pik te hallit, sidomos ne kete realitet te ri boteror, ku sapo ka filluar zbatimi 360 gradë i ligjit te detit (peshku i madh ha te voglin). Nën-populli shqiptar eshte rritur (perveç kushteve të keqija te sjelle nga politika ne vend) me deshiren e shfrenuar qe te sundoje e te nenshtroje bashkombësin e vet ne te gjitha menyrat, si psh: * edukatoret ne kopesht qe gjejne cdo menyre per presjon ndaj prindit me idene qe kam femijen tend, * administrata dhe pushtetaret presjon ndaj biznesit vendas * polici, gjykatesi, prokurori, mjeku, profesoret ndaj qytetarit shqiptar. * nese ka mundesine, edhe komshiu ndaj komshiut jane rastet e pikes se hallit te se shkretit popull it tone. Populli shqiptar duhet sa me pare, te ndryshoje sjelljen ndaj vetes se tij dhe tokes mëmë. Pa bere kete, nuk do gjeje kurrën e kurrës paqe ne jetë. Te merresh me nje pushtetar xhambaz te rradhes, eshte humbje kohe. Shqiperia ka qe nga 1900 qe vazhdon me te njejtin kurs qeverrisje, pasi gjen "ushqim" plot ne popullin e vet. Sot besoj eshte vone per ndryshime radikale te ketij rangu, sot mbase e vetmja gje qe nglelet per shqiperine eshte te falet në Zot qe te mos shqyhet nga peshqit e medhenj qe i ka komshi.
“I the moj i the po kujt i a the…” do thoshte i madhi Roland Trebicka…
Bravo!
Qeni i plehrave leh gam,gam
Jam dakort me artikullin, por qe jemi popull i papergjegjshem dhe pisanjoz qe hedhim shishe e qese ne rruge, qe nxjerrim gelboqet dhe qyrret ne trotuar, qe hedhim pecetat dhe letrat e sufllaqes ne shesh, qe qesen e plehrave te shtepise e leme tek ashensori apo hyrja e pallatit, qe thaset me pllakat e hequra te banjes i hedhim tek kontenieeri i mbetjeve ushqimore, ......... etj, etj keto nuk kane asnje diskutim. Keto cilesi qe kemi ne, besoj nuk i ka asnje popull i europes jo e jo, por as i ballkanit perendimor
Ku I ke djegesit. Ku eshte manaxhimi urban. Me gjej nje fshat me kosha.nje...
Megallomania eshte e individit. Eshte e lindur. Nuk ben pjese ke intelligenca e tij por tek injoranca e tij. Mjere ky popull qe ka 70 vjet qe udhehiqet nga debile te lindur.
Nje pronocim intelektual dhe me vend, por kur qeverisesh nga nje nihilist e harbit veshtire te degjohet e me pak te kuptohet. Ky shkrim eshte per popullin qe duron nje krye harbut qe korrupsioni e mohen e ndan nga vetja por korrupsion me pushtetit behet dhe me llafolloqin e nje habuti apo kur merr persiper te vlersoje nje qytetar te mire e te keq. Te lumte e faleminderit per prononcimin intelektual.
Kryeharbuti ky qe shan popullin e tije.!!