
Në drejtësi nuk ka gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm; ndryshon vetëm çmimi i korrupsionit.
Sot, rastësisht, takova dikë që është pjesë e sistemit të drejtësisë. Po i flisja për gjyqtarët e rinj dhe i thashë “Duket sikur këta gjyqtarët dhe prokurorët e rinj janë të ndershëm…”.
Ajo më hodhi një vështrim të qetë dhe pa hezitim, tha,“Arben, të kërkosh një gjyqtar apo prokuror të ndershëm në Shqipëri është po aq e vështirë sa të gjesh një femër të virgjër… në maternitet… duke lindur”.
Unë qesha, por jo nga gëzimi qesha me ironi, duke kuptuar goditjen e saj të drejtëpërdrejtë. Ishte aq e sinqertë dhe e pamëshirshme sa nuk mund të mos ta vlerësoja. I premtova se do ta bëj publike këtë shprehje, sepse ishte e goditëse dhe ironike dhe përmbledhëse e realitetit.
Në drejtësi nuk ka gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm; ndryshon vetëm çmimi i korrupsionit. Disa janë më “të shtrenjtë”, disa më “të lirë”, por rezultati është gjithmonë i njëjtë, korrupsioni triumfon, ndërsa ndershmëria mbetet një luks i pamundur.
Avokat! Po të kalojnë në hetim pasuror dhe tu hapen telefonat të gjithë antarëve të komisioneve që kryen vetingun , njëjtë si Znj. Belinda Balluku , do duhet që shumica dërmuese e tyre ti falen burgut. Dhe gjysma e atyre që janë nxjerë jashtë sistemit të kthehen në sistem. Antarët e komisioneve të vetingut punuan me porosi partie. Pa çmontuar sistemin që ngriti Ramiz Alia dhe qe e sofistikuan më tej me radhë, pa themeluar pluralizmin politik shqiptar, nuk ka si të ketë sistem drejtësie .Sa herë ta ngresh do ta zhys në batakun e vetë 'Paria e Tiranës'. E korruptuar deri në palcë.