TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Gusht 2025, 15:37

Na gëzove shumë që u rishfaqe Znj. Nancy, kujtuam se të kishin ‘rrëmbyer’ edhe ty si Daniel Shimën!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Na gëzove shumë që u rishfaqe Znj. Nancy, kujtuam se të

Se për çfarë të kanë dërguar të bisedosh me Ramën para krijimit të qeverisë, apo se kush të ka dërguar: a Sekretari i Shtetit z. Marco Rubio, apo zj. Alexis Sorros, pak rëndësi ka, se Rama nuk ka ndërmend të pyesë fare për ju...

Sot zj. Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA, paska shkuar në Kryeministri.

Sa u emocionova!

Kishte që më 20 janar 2025, kur mori detyrën Presidenti Trump, që kishte “humbur”.

U gëzova shumë se qenka “liruar” në një ditë me Jorgo Goron.

Çfarë koincidence!

Para pak ditësh, kur “humbi” 12 orë Daniel Shima i AKSHIT, më “shkoi” mendja për keq në fakt, por prapë thashë që Nancyn nuk mund ta arrestojnë kurrë “çunat” e Elbasanit, se ajo është vetë me punë në Rrugën e Elbasanit.

Për çfarëdo që të më ketë shkuar mendja, për mirë apo për keq gjatë këtyre 7 muajve, mua znj. Nancy, sot jam gëzuar shumë që të pashë.

Pastaj, se për çfarë të kanë dërguar të bisedosh me Ramën para krijimit të qeverisë, apo se kush të ka dërguar: a Sekretari i Shtetit z. Marco Rubio, apo zj. Alexis Sorros, pak rëndësi ka, se Rama nuk ka ndërmend të pyesë fare për ju, se është konsultuar me koordinatorin e bandave të Shqipërisë dhe e di vetë këtë punë.

Madje edhe pak dyshime që kishte për emrat e kabinetit i ftilloi me z. Behgjet Pacolli para dy ditësh.

Ehhhhh sa jam gëzuar që dole, znj. Nancy!

Suksese në jetë.

Lini një Përgjigje