TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Gusht 2025, 13:40

Doktor mos shiko maskarallëqet e Sorosit, por kupolën e PD!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Doktor mos shiko maskarallëqet e Sorosit, por kupolën e PD!

Të gjithë maskarenjtë sorosianë të PD-së ke kohë që po i promovon kudo.

Ky është një status i postuar nga unë në shkurt 2025, kur jo pak këlyshë të Sorosit më shihnin shtrembër.

I nderuar Doktor Berisha,

Lufta ndaj Sorosit nuk bëhet me deklarata boshe.

Partia Demokratike nuk duhet të jetë kurrë folé apo vendstrehim politik për fëlliqësirat e Sorosit.

Nga njëra anë flet për maskarallëqet e Sorosit,

Nga ana tjetër, të gjithë maskarenjtë sorosianë të PD-së ke kohë që po i promovon kudo.

Thelbi i filozofisë vrastare sorosiane për familjen janë shoqëri të shqyera nën emrin “shoqëri të hapura”.

Ke emëruar jo pak këlyshë të Sorosit drejtues politikë nëpër qarqe dhe ke bërë deputetë pa vota shumë prej kësaj kategorie.

Po kërkon t’i mbash akoma në kupolën e PD-së dhe në grupin parlamentar.

Presidenti i SHBA, Donalt Trump, dhe administrata e tij, Doktor Berisha, nuk janë naivë sa të besojnë deklaratat, kur kanë plot informacion se çfarë përfaqësojnë e nga vijnë një pjesë jo e vogël e bythëcëve politikë të PD-së.

Lëri këlyshët e Sorosit të Ramës e të Alexit, se ndryshe nuk kemi asnjë dallim midis të majtës ekstreme sorosiane dhe PD-së, që duhet të jetë parti e qendrës, të paktën, nëse jo e djathtë dhe Konservatore me predikues të LGBQ nuk bëhet kurrë.

Koha është tani.

Çdo sorollatje se gjoja po “lufton” Sorosin dhe filozofinë bastarde të Sorosit vetëm me deklarata, nuk i ha më njeri, Doktor.

Edhe me Presidentin Trump kundër Sorosit, edhe me Gazin kryetar grupi apo me të tjerë drejtues qarqesh, është njëlloj si të përmendësh litarin në shtëpi të të varurit, doktor.

Lini një Përgjigje