TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Tetor 2025, 22:55

Mesazhet që dha sot Dumani dhe rreziku nga të korruptuarit

Shkruar nga Spartak Ngjela

Mesazhet që dha sot Dumani dhe rreziku nga të korruptuarit

Arrestimi dhe dënimi i krerëve të korrupsionit të lartë shtetëror është, dhe ka qenë, një sukses në luftën kundër krimit të organizuar në nivelet e larta të administratës shtetërore...

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili raportoi në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Belind Këlliçi, duke konfirmuar se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, është marrë si i pandehur nga SPAK.

Me anë të këtij rasti penal arrijmë sak në përfundimin se SPAK po vijon të ecë pa u lëkundur në goditjen penale të administratorëve të lartë shtetërorë.

Dhe koha po kuptohet se është duke ecur drejt ecjes në vijim të goditjes së korrupsionit të lartë shtetëror.

Me këtë rast na duhet të shpjegojmë se në praktikën e lartë hetimore ndërkombëtare njihet se, arrestimi dhe dënimi i krerëve të korrupsionit të lartë shtetëror është, dhe ka qenë, një sukses në luftën kundër krimit të organizuar në nivelet e larta të administratës shtetërore.

Dhe sigurisht që kjo vijë juridiko penale kuptohet se do të vijojë edhe në Shqipëri.

Të shohim se si do të shkojë arresti dhe fillimi i procedimit penal kundër veprave të e tilla penale, siç  është korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar në administratën e lartë shtetërore.

Prandaj, duke u nisur nga kjo logjikë juridiko-penale e njohur, na duhet të ngremë pyetjen:

A do të shkojë ky proces penal i saponisur deri në rangjet e larta të Ministrisë së Energjetikës në Tiranë?

Por ndërkohë ne për një gjë ne jemi të sigurt: dëmet shtetërore që janë konstatuar në energjetikën e Shqipërisë, sidomos nëpër hidrocentralet e fuqishëm, mendohet se është shumë i lartë.

Por...

Le ta shohim me vëmendje luftën që SPAK sapo ka nisur në këtë stad të ri të proceseve penale ANTIKORRUPSION.

Lini një Përgjigje