TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Shtator 2024, 20:10

Kush na mund në këtë jetë dhe cila është mundja me e dhimbshme që mund të provojmë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Kush na mund në këtë jetë dhe cila është mundja

Ajo të mund te gënjeshtra, tek intriga, tek abuzimi me mirësinë dhe miqësinë e tjetrit, kur ti i ke kryer këto me një tendencë sundimi apo përfitimi. Këto nuk riparohen, edhe pse të pamoralshimit e kësaj jete këtë e quajnë "sukses të jetës së tyre".

Askush nuk na mund dot po të jemi të kujdesshëm në jetën tonë. Pakujdesia sjell mundje dhe mundim. ( Shikoheni gjuhën shqipe, ajo mundimin si koncept e sjell nga folja mund (dikë), apo unë mundem në këtë jetë (nga dikush.)

 Kujdesi dhe njohja e tjetrit, të jep mundësinë absolute që të mos jesh i mundur.

Por më e rëndë është kur ty të mund vetvetja.

Kjo nuk riparohet, se është një mundje e thellë për këdo.

Por, kur të mund vetvetja?

Ajo të mund te gënjeshtra, tek intriga, tek abuzimi me mirësinë dhe miqësinë e tjetrit, kur ti i ke kryer këto me një tendencë sundimi apo përfitimi. Këto nuk riparohen, edhe pse të pamoralshimit e kësaj jete këtë e quajnë "sukses të jetës së tyre". Por, vjen një çast, që, edhe këta i pushton pendimi, dhe ky është një ndëshkim shpirtëror tepër i rëndë.

Por, unë fola për njeriun e moralshëm që mund të bëhet edhe viktimë e vetvetes. I pamoralshmi i kësaj jete nuk e ndien fare këtë. Imoraliteti, apo amoraliteti nuk ka lidhje me jetën e ndershme. Por, ajo jetë që është një akt apo një veprim i pamoralshëm, si rregull, pret një ndëshkim për atë që e ka kryer.

Koha është tëndja, por, atë,  në këtë qytetërim, duhet ta ruash dhe ta mbrosh që të mos jetë e prekshme as nga të tjerët, por as dhe nga ti vetë.

Lini një Përgjigje