TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Dhjetor 2024, 19:35

Kur pseudopatriotët si Batoni keqpërdoren kundër vendit të tyre!

Shkruar nga Arben Malaj

Kur pseudopatriotët si Batoni keqpërdoren kundër vendit të

Ky është një shërbim i pistë i bërë me ndërgjegje "intelektuale" në shërbim të atyre që ndikojnë që Batoni të marrë pagë mbi 20.000 euro në muaj dhe mundësisht të jetë çdo natë nëpër studio televizive...

Ky shkrim i Baton Haxhisë kundër kryeministrit Kurti është më shume se i neveritshëm, sepse ka në qendër të tij, mungesën e bashkëshortes së kryeministrit në jetën publike në Kosovë dhe vajzën e kryeministrit, e cila nuk po arsimohet në Kosovë, por në Norvegji, pasi nëna e saj është me kombësi norvegjeze.

E para, për bashkëshorten e kryeministrit është e rëndësishme që të mos ndikojë negativisht në përgjegjësitë dhe vendimmarrjet e bashkëshortit dhe sidomos të ketë influencë për motive korruptive. Me të dyja këto cilësi të saj, mos ndërhyrja dhe mos korruptimi, populli i Kosovës duhet te ndjehet krenar me bashkëshorten e kryeministrit.

E dyta, ku ka hiprokrizi më madhe "batojane" sa t’i thuash opinionit publik në Kosovë, se kryeministri  Kurti nuk ka interes të përmirësojë arsimimin e popullit te tij, sepse vajza e tij nuk studion në Kosovë??

E rëndësishme është qe ajo të mos arsimohet me para korrupsioni.

Ky shkrim nuk është një analize me theks për patriotizmin e Kurtit, por një shërbim i pistë i bërë me ndërgjegje "intelektuale" në shërbim të atyre që ndikojnë që Batoni të marrë pagë mbi 20.000 euro në muaj dhe mundësisht të jetë çdo natë nëpër studio televizive dhe çdo natë kundër Kurtit.

Ndoshta shkrimi sipas opinioneve publike në Kosove është përmbushje detyrimi ndaj atyre që kanë arritur herët t’i korruptojnë dhe keqpërdorin disa "analistë" sa herë që ju duhen dhe si u duhen.

Ky shkrim prodhon trishtim se si pseudo patriotët keqpërdoren kundër vendit të tyre.

Lini një Përgjigje