TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Prill 2023, 21:43

Kryespakistët që luajnë kungulleshkash

Shkruar nga Klodian Tomori

Kryespakistët që luajnë kungulleshkash

Justifikimi i kreut te SPAK, qe ne nuk e bllokojmë dot inceneratorin pasi nuk gjejmë dot se kush janë pronaret realë është po aq absurd sa fakti që qeveria shqiptare paguan para për një kontrate korruptive, të cilat shkojnë në llogarinë e disa personave që policia e qeverisë kërkon t’i arrestojë. 

Kur ish drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet te justifikonte absurdin e mos bllokimit te inceneratorit të Tiranës edhe pse aty ishte provuar korrupsion, gjeti shpëtim tek deklarata e famshme që hetimet për këtë çështje janë komplekse. Zoti Kraja iku. Por sikleti i inceneratorit mbeti aty. Tani halli për të justifikuar të pajustifikueshmen i ka renë pasardhësit të tij.

Një dite më parë, kreu aktual i SPAK, Altin Dumani, i ra fyellit në të njëjten vrime. Vetëm se ky u tregua pak me kreativ dhe në vend të termit kompleks përdori një fjalë më shqip. “Hetimet për inceneratorin e Tiranes janë shumë të veshtira, pasi nuk dihet kush janë pronarët reale”- tha zoti Dumani.

Ka një lojë të njohur për fëmijët, që quhet loja e kungulleshkës. Baza e lojës është thjesht teka e zgjedhjes së një numri kot dhe mbrojtja e tij pa asnjë argument. Ndoshta zoti Kraja dhe zoti Dumani nuk kane luajtur kur kane qenë fëmije. Por është e sigurtë qe u ra halli të luajnë kungulleshkash në moshë madhore.

Justifikimi i kreut te SPAK, qe ne nuk e bllokojmë dot inceneratorin pasi nuk gjejmë dot se kush janë pronaret realë është po aq absurd sa fakti që qeveria shqiptare paguan para për një kontrate korruptive, të cilat shkojnë në llogarinë e disa personave që policia e qeverisë kërkon t’i arrestojë. 

Ka një mënyrë shumë efektive për të gjetur se kush janë pronaret e vërtetë te inceneratorit të Tiranës. Kjo është bllokimi i pagesave. Kur mbyllet rubineti i parave, hajdutet e nxjerrin vetë kokën nga shkurret e offshoreve ku fshihen. Zoti Dumani dhe të gjithë prokuroret e SPAK kete e dine shume mire. Dhe do ishin shume me serioze dhe te besueshem nese do thonin, qe ne e dime kush jane pronaret, ndaj nuk e bllokojme dot. Por sic e thashe, ketyre u ra halli te luajne kungulleshkash ne moshe madhore. Ndersa shqiptareve, u ka rene halli te paguajne.

Te gjitha justifikimet per mos sekuestrimin e inceneratoreve jane manipulim intelektual. E vetmja rezerve ketu eshte perdorimi i termit intelektual se ne fakt, justifikimet jane realisht banale.

Qeveria per shembull na thote, qe nuk mund t‘i bllokojme dot pagesat se na mbytet Tirana me plehra. Mjere Tirana c’paska hequr perpara se te gjendeshin 3 shpetimtaret, Mertiri, Zoto dhe Gugalla. Sigurisht qe keta do ishin shume me serioze po te thonin, qe nuk e sekuestrojme dot dhe Tiranen se kemi hall mos mbingarkojme Farudin Arapin me shume pune. Por nejse, qeveria eshte ne konflikt interesi ketu.

Ajo qe nuk duhet te ishte ne konflikt interesi, eshte prokuroria. Por keta ose kane frike ta hapin purset e qelbur te Inceneratorit te Tiranes, ose kane rene dhe vet brenda ne te. Njesoj si tek ai skeci brilant me te ndjerin Koco Devole: ne presim shpetim nga segmentet, por segmentet na paskan rene vete brenda. Ndaj shqiptareve u mbetet vetem te paguajne parate me vetedijen e plote se ato po vidhen. Dhe te shijojne kungulleshkat qe luan SPAK-u. Ne kete inceneratorin e morem vesh qe keni frike ta bllokoni. Por aman, bejini botes nje nder. Nxirrni ndonje urdher sekuestroje per Interin se na mbyti Inzaghi. Nuk po gjejme derman me asnje krah.

inceneratori spak klodian tomori

Lini një Përgjigje