TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Tetor 2024, 16:55

"Hanover" kthehet në "Xibrakë", ndaloi në SPAK apo te DEA?!

Shkruar nga Basir Çollaku

"Hanover" kthehet në "Xibrakë", ndaloi në

Do e bëjë sefte DEA me Hanoverin?! Çfarë nuk bën vaki. Komisionin "Rama-Xhafa" për të kontrolluar edhe shkresërisht institucionet ia refuzuan këta shefat e DEA.

Mendova se sherri me gjermanët e medias i KM tonë, është dalldi shqiptare e eksportuar. Sekëlldi e zhurmuar ku pandeh se është me vendorët dhe ai merr në telefon shefat e nënshtruar ku u dikton haberet. Po "kazanët" matanë të nemces kanë të tjera xhevahire nëpër duar. Kur lexova një qëndrim të zotit Dumani se ishin fokusuar te çështjet për ish-kryeministra, ish zv/kryeministra, thashë se po shton një fjali përvëluese se... edhe me Ramën po merren pasi po bëhet ish-kryeministër. Kjo nuk është e pamundur.

Evropianët dhe amerikanët kanë pafund dijeni por më së shumti i kanë përdorur për të shantazhuar Ramën dhe mbaruar qoka të tyre. Por Berlini ka gërmuar në Hanover. Ngarkesa është nisur drejt Tiranës. Dekonspirimet nuk janë të lidhura vetëm me emrin e Genc Xhixhës larguar për në Kubë apo 45-vjeçari i panjohur me flokë shkurtprerë, ku dyshohet Olsi Rama. Hapja e zyrës së DEA dhe përkini me rikthim të dosjes së Hanoverit për Xibrakën nuk lidhet vetëm me "Ramat". Një organizatë me ndikim të madh në botën e trafikut është amnistuar. Ata janë sërish afër qeverisë. DEA ka pasur shënjestër këtë dorëzim të kontrolluar për të mbërritur në këtë adresë. Përgjimet mbi 60 orë nuk janë zhdukur. DEA e di. E ka emrin e 55-vjeçarit të sotëm 45-vjeçarit të 2014 kur nisi operacioni. Ata kanë dijeni edhe për emrin e aktivitetin e grupit kriminal pas këtyre ngarkesave. Ata janë biznese të mëdha. Kanë emrat e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve e qeveritarëve të përfshirë. A duan të hapin arkën??! Do e bëjë sefte DEA me Hanoverin?!

Çfarë nuk bën vaki. Komisionin "Rama-Xhafa" për të kontrolluar edhe shkresërisht institucionet ia refuzuan këta shefat e DEA. Gjykata Kushtetuese dhe SPAK thanë jo publikisht. Dikush u ka thënë se ata dëgjojnë dy telefona. Ramën dhe Ambasadën. Këtë herë telefoni i dytë ka funksionuar. Por jo aq me dobi sa të mbyllin linjën tjetër. Struktura e Posaçme ndoshta nuk do të presë 10 vite sa kanë kaluar për pjesën e parë të dosjes. Ndaj Rama nxitoi të bëjë qokën e Geronit me burg, se mos i ngjan peri gëzofit të Olsit. Së pari shërim të shpejt KM pas operacionit. Se operacioni tjetër ka kirurg tjetër.

Lini një Përgjigje