TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Janar 2025, 19:20

Globalizmi fals sot mori fund, bota shpëtoi nga degjenerimi i njerëzimit!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Globalizmi fals sot mori fund, bota shpëtoi nga degjenerimi i

Dhe mos harro zoti president se nesër të presin në Shqipëri pothuajse të gjithë politiqenerit, përveç Lul Atllantik Uashingtonit që ka ardhur aty për foto qysh të enjten...

Urime dhe suksese Presidentit Trump.

Bota shpëtoi nga degjenerimi i njerëzimit dhe komunizmi i ri i kamufluar nën petkun Soros që si qëllim kishte promovimin dhe mbështetjen e degjenerimit të familjes.

Amerika shpëtoi nga venitja e madhështisë së saj dhe humbjen e rolit lider në botë.

Globalizmi fals mori fund dhe qëndrimet me dy standarde për luftërat në botë besoj qe nuk do t’i shohim më si qasje të “Perandorisë” ku Zelenskit i jepeshin qindra miliarda e pastaj ndaheshin mes njëri-tjetrit ndërsa ne Gaza masakroheshin gra e fëmijë me miliardat që USA i jepte Izraelit.

Një surrat zhapke si Fauci nuk do të helmojë më njerëzimin në vaksina dhe të mashtrojë si fëlliqësirë për pandemi të sajuara e për çudi pak orë para largimit Presidenti Biden firmos urdhër mbrojtje për një monstër e ndyrësira të racës njerëzore.

Dhe mos harro zoti president se nesër të presin në Shqipëri pothuajse të gjithë politiqenerit, përveç Lul Atllantik Uashingtonit që ka ardhur aty për foto qysh të enjten dhe Ervin Bushatit që është aty me lejen e Celibashit.

 

Lini një Përgjigje