TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Prill 2024, 15:34

Futja në burg e Kryemadhit, reforma e vetme serioze e Ilir Metës në parti!

Shkruar nga Adriatik Doci

Futja në burg e Kryemadhit, reforma e vetme serioze e Ilir Metës

Hipja nëpër hekura, bezdisja e çdo qeni që sheh në rrugë duke kapur për të bërë foto dhe inskenimi i vjedhjeve në dyqan, vetëm sa e kanë bërë më qesharak pronarin e dyqanit...

Dy vjet pas ndryshimit të emrit, partia e Ilir Metës mbeti po ai dyqan pa furnizim që nga që nga viti 2017.

Emri i ri nuk ngjiti, ashtu si ndonjë personazh që të gjithë e njohin me emrin Haki, i cili pasi ka thyer vila dhe bankomate nëpër Evropë, befas një ditë shfaqet me emrin e ri Nuri, me shpresë për të fshirë të kaluarën, e cila i reflekohet nga gjurmët e gishtave deri tek vragat e ballit.

Dikush mund ta thërrasë me emrin e ri për ta respektuar, por sapo të largohet disa metra, kontrollon xhepat nëse i ka vjedhur ndonjë lekë.

Hipja nëpër hekura, bezdisja e çdo qeni që sheh në rrugë duke kapur për të bërë foto dhe inskenimi i vjedhjeve në dyqan, vetëm sa e kanë bërë më qesharak pronarin e dyqanit.

Duke vlerësuar si 'premtim ambicioz' shtimin e popullsisë në 4 milionë, i vetmi ndryshim dhe reformim serioz i dyqanit të Ilir Metës me shumë tabela, do të ishte plani i tijpër të futur në burg Monika Kryemadhi, gjithnjë nëse pakti do të pranohet nga SPAK-u.

Lini një Përgjigje