
Një miliard më shumë e një më pak mbase nuk sekëlldis Prokurorinë e Posaçme të Përveçmet e të Përgjithshme apo këto periferiket. Krimi Ekonomik ka halle të tjera me baste, kazino, kriptomonedha, call center të cilat presin para me gërshërë...
Një qytetar shpresëhumbur, Pal Trashi, i dha fund jetës dramatikisht para SPAK ku besonte se alarmi i tij me batërditë e kredidhënies do merrte vëmendjen e duhur.
Askush nuk e mori ngenë.
Dumani në morinë e punëve e kërkesave nuk ia mundësoi një aq minutësh rrëfimi. Të afërmve të të ndjerit të vrarë me 21 janar 2011, Aleks Nikës, ua dha këtë mundësi ndonëse hetimet vijojnë tjetërkund. Nuancat politike ishin bileta e pritjes. Sektori i mikrokredive është një thertore me shumë viktima. Banka e Shqipërisë bën një vështrim të dremitur ndaj tyre.
Prokuroritë, gjykatat e përmbaruesit turren më fort ndaj borxhlinjve se borxhdhënësve, ku truket teknike, ligjore e kontraktuale, fundosin hallexhinjtë. Këto kioska ku lëvrojnë paratë, ku merr pesë qindarka e lë shtëpinë, janë jo pak herë adresa të pastrimit të parave.
Një miliard më shumë e një më pak mbase nuk sekëlldis Prokurorinë e Posaçme të Përveçmet e të Përgjithshme apo këto periferiket. Krimi Ekonomik ka halle të tjera me baste, kazino, kriptomonedha, call center të cilat presin para me gërshërë. Siguria juridike e financiare është shkërmoqur. Prokuroria nuk kishte përgjegjësi në momentin e aktit të vetëvrasjes. Por dje atë fotoksinën e piu Prokuroria dhe Gjykata. Sepse Policia e ka pirë me kohë. Ajo vdekje ishte akuzë për akuzën.
Lini një Përgjigje