TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Mars 2023, 21:51

Çekiçi i drejtësisë duhet të godasë fort së pari mbi vetë drejtësinë

Shkruar nga Ilir Demalia

Çekiçi i drejtësisë duhet të godasë fort

Në shoqëri primitive klanore që nuk gëzojnë as një element të Shtetit të së Drejtës si funksionim i një demokracie - liberale në funksion të një shoqërie të shëndetshme, populli u hap udhë banditëve, kriminelëve, trafikantëve, zyrtarëve të korruptuar që lirohen nga prokurorët...

Në një vend të qytetëruar, vrasësin, banditin, trafikantin, zyrtarin e korruptuar, gjyqtarët e prokurorët dhe avokatët që shërbejnë si sekser të këtyre të fundit për të ndarë paranë kriminale dhe të korrupsionit dhe lidhjeve të krimit me pushtetin, një shoqëri e  civilizuar i denoncon dhe shteti  i së drejtës, pra gjykata I mbyll në burg duke krijuar precedentin e ndëshkueshme risë.

Në shoqëri primitive klanore që nuk gëzojnë as një element të Shtetit të së Drejtës si funksionim i një demokracie - liberale në funksion të një shoqërie të shëndetshme, populli u hap udhë banditëve, kriminelëve, trafikantëve, zyrtarëve të korruptuar që lirohen nga prokuroret, gjykatësit në bashkëpunim me sekserët avokatë që sëbashku bëjnë paketën kriminale të vendit dhe janë këta të parët qe duhen mbyllur ne burg. Këtyre Rajaja shqiptare i thotë djem apo vajza e burra e gra të zonjat apo të zot.

Në vende të qytetëruara ku funksionon shteti i së drejtës këto grupime, qytetarët i përbuzin dhe i trajtojnë si shtazë kafazi.

Shqipëria është në primitivitetin sundimit të banditëve qe mbajnë në dorë çekiçin e drejtësisë, që duhet të kërcasë mbi kokat e përfaqësuesve të drejtësisë si paketë kriminale në mbrojtje të krimit.

ilir demalia drejtesia

Lini një Përgjigje