TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Dhjetor 2025, 16:47

Ben Blushi: Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Shkruar nga Ben Blushi
Ben Blushi: Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave
Ben Blushi

Për fat të keq fetë ia kanë dhënë burrave të drejtën për të vendosur mbi gratë...

Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë por sidomos Krishtërimi dhe Islami, janë përdorur nga burrat për të nënshtruar gratë.

Librat e shenjtë thonë se gratë duhet të mbulohen dhe të ulin shikimin për të frenuar epshin e burrave kurse burrave nuk ju kërkohet ky frenim.

Nëse të dyja gjinitë janë njëlloj të ekspozuara ndaj deshirës së trupit atëherë sic mbulohen gratë duhet të ishin mbuluar dhe burrat që të mos ndjellin epshin e grave.

Imagjinoni sikur kjo kërkesë fetare të ishte kthyer në zakon dhe burrat të ulnin sytë sa herë shikonin nje grua, sa shumë dhunë, dhimbje dhe vrasje do ishin shmangur nga historia e njerëzimit e mbushur me aq shumë krime që burrat i kanë bërë grave.

Për fat të keq fetë ia kanë dhënë burrave të drejtën për të vendosur mbi gratë.

Edhe Krishtërimi dhe  Islami i kanë të gjjthë profetët meshkuj dhe asnjë profet i madh nuk është grua.

Këta profetë merrnin më shumë se një grua dhe shumë shpesh i trajtonin ato si skllave pavaresisht nga mosha e tyre.

Kjo praktikë ndiqet dhe sot në shumë vende sic ndodh edhe në romanin tim Jam Mysliman që tregon se si një burrë 70 vjec u martua me një vajzë 12 vjece.

Në këtë linjë mashkullore ka ecur edhe caktimi i njerëzve që duhet të rregullonin marrëdhënien mes Zotit dhe njerëzve.

Klerikët janë të gjithë burra.

Asnjë prift nuk është grua dhe asnjë imam nuk është grua.

Sa ndryshe do ishte raporti i njeriut me besimin sikur Papa të ishte një zonjë, apo sikur Peshkopët të ishin gra, apo sikur nëpër xhami ezani të këndohej nga zëri i bukur i grave.

Fetë do ishin më të bukura dhe shumë më paqësore.

Gratë do kishin fituar më shumë të drejta shekuj më parë.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Burrat kanë mbajtur monopolin e punëve të Zotit duke përdorur Perëndinë për të dominuar familjen e tyre.

Ky aspekt mashkullor i feve është pa dyshim një nga më të errëtit.

Mjafton kaq për të kuptuar sesi fetë janë orientuar nga interesat e ngushta tokësore dhe aspak nga interesat e shoqërive ku kanë lindur.

Vetë Zoti është vizatuar si një misogjen që i ka dhënë më shumë të drejta burrave se grave dhe kjo është pranuar për fat të keq nga vetë gratë.

Që ditën e parë kur ka krijuar gruan nga një brinjë e burrit, Zoti ka vendosur të mbajë anën e burrave.

Mjafton kaq për të kuptuar se edhe vetë Zoti është krijesë e imagjinatës së burrave.

Zotin e kanë krijuar burrat duke i dhënë atij tiparet e tyre të ashpra dhe pandjeshmërinë e tyre.

Që herët në lashtësi burrat i janë përveshur skalitjes së imazhit të Zotit që ka jo vetëm tipare mashkullore por edhe mendësi mashkullore.

Zoti që krijon një grua nga brinja e një burri në të vërtetë shkon në drejtim të kundërt me ligjet e natyrës e cila ka vendosur se burri krijohet pra lind nga një grua.

Gjatë debatit në Korcë një nga të ftuarat më tha se në fenë e krishterë ka shenjtore.

Është e vërtetë.

Por ato bëhen të tilla vetëm pas vdekjes.

Nëse nuk vdesin gratë nuk i shërbejnë Kishës si model.

blushi feja burrat gratë

6 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Sot z.Blushi, ka një debat publik rreth korrupsionit dhe rënies së shtetit, për shkak të tij. Burrat dhe gratë nën Edi Ramën, pamvarësisht besimit ,kanë ndërtuar mes tyre në harmoni marrëdhënie vllazërore. Ke ndonji gjë për të na thënë? Apo do shkruash në librin pasues. Por ka mundësi që librit pasues t'ja kenë dhi subjektin dhe tematikën: telenovelat shqiptare , një bashkëpunim i kineastëve shqiptaro-turk-indian dhe spanjoll.

    1. D
      Dalan shaqa

      Ben leni grate burrat e fete beniu gati per me vizitu spakn se po tvje rradha me kthy gjon e grabitme.

      1. M
        Misogjinizmi në Bibël

        "lf one person believes something illogical, he is called fool - but if ten million people believe the same illogical thing, it is called religion. (Voltaire) ___________________ Çfarë thotë Bibla në lidhje me mizogjinizmin ndaj grave? Te Bibla 1 Timothy, Kapitulli 2:4: 8 Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, 9 po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. 10 Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. 11 Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. Te 1CORINTHIANS 14:34 Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji. 35 Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.

        1. d
          deshtaku me patent

          Sa harxhon oksigjen kot.. pa lidhje.. i deshtuar ne cdo drejtim ne jete.

          1. S
            Shqiptari patriot

            Llogjika e nje KAMELEINI….KY ESHTE PROBLEMI AKTUAL I POPULLIS SOT…FETE…A MOR BLUSH MANI…KU DUHET TE ISHE E KUNJE…KTHJE KOKEN NJEHER MBRAPA E SHIF HIJEN TENDE…POR MANI MANI BEN MANI…LEKSIONE PER FENE….U KUUUUBKUUUU KU KATANDISI BEN MANI…KA DHE SHOM IDEALI..GRIDA DUMAN EEE KAMELEONIN KRESHNIK…MANI…QE NGELI DUKE DHEN MEND NE TV…DUKUR BALL KAXANI NE OPOZIT…SOT TE GJITHE KETA KANE NJE MBIEMER….MANI MANI…SHKRUANI NJA DY FJAL ME KER TEM O PAMFLET VELLAI

            1. R
              Roku

              Ky nuk di ku te kapet. Nuk i jep kush leke. Tani po fillon ideologjine gender dhe po vazhdon teorite fetare. Te jesh 55vjec i falimentuar eshte tragjedi..

              Lini një Përgjigje