TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Mars 2025, 17:24

A mund t’i afrohet niveli i pensioneve në Shqipëri, nivelit të pensioneve në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Shkruar nga Enea Janko

A mund t’i afrohet niveli i pensioneve në Shqipëri, nivelit

Pra, në vitin 2024 qeveria jo vetëm që ka paguar më pak se gjysmën e vlerës si përqindje mbi shpenzimet totale për pensionet, krahasuar me vitin 2013, por edhe si vlerë absolute ka paguar 4.477 miliardë lekë ose 10.43 % më pak sesa ka paguar qeveria në vitin 2013....

Ndërsa të ardhurat totale të qeverisë në vitin 2024 u rritën me rreth 700 milion euro krahasuar me vitin 2023, duke tejkaluar me rreth 350 milion euro edhe planin fillestar të qeverisë për vitin 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore për vitin 2024 u realizuan në masën 139.4 miliardë lekë, me një tejkalim prej 2 miliardë lekë ose 102 % në krahasim me planin, ndërsa shpenzimet për pensionet në tërësi u realizuan në masën 177.8 miliardë lekë, ose 0.2 miliardë më pak në krahasim me planin, me gjithë indeksimin 4.1% dhe bonuset e dhëna.

Rritja e të ardhurave nga sigurimet shoqërore siç është deklaruar edhe nga vetë drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së pagave, ndërkohë që mosrealizimi i shpenzimeve për pensionet ka ardhur si rezultat i frikës apo hezitimit të kryeministrit Rama për të rritur sadopak nivelin e pensioneve apo ndihmave sociale.

Krahasuar me vitin 2023, siç tregohet edhe në tabelën e mëposhtme, të ardhurat nga sigurimet shoqërore në vitin 2024 u rritën me 14.772 miliardë lekë (rreth 151 milion euro) ose 11.85 %, ndërsa shpenzimet totale për sistemin e pensioneve u rritën me vetëm 7.599 miliardë lekë (77.5 milion euro) ose 4.46 %. Pra shpenzimet për pensionet në përqindje u rritën sa 37.6 % e rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore.

A mund t’i afrohet niveli i pensioneve në Shqipëri, nivelit

Deficiti i të ardhurave nga sigurimet shoqërore krahasuar me shpenzimet në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, u ul me 7.2 miliard lekë (73 milion euro), ose rreth 15.73 %.

Siç tregohet edhe në tabelë në vitin 2024 shpenzimet për sistemin e pensioneve janë mbuluar në masën 139.4 miliardë lekë ose 78.39 % nga të ardhurat nga kontributet e taksapaguesve për sigurimet shoqërore, ndërsa qeveria ka mbuluar vetëm 38.4 miliardë lekë ose 21.61 % të këtyre shpenzimeve. Ndërkohë që në vitin 2023 qeveria ka paguar 45.6 miliardë lekë ose 26.79 % të shpenzimeve totale për sistemin e pensioneve.

A mund t’i afrohet niveli i pensioneve në Shqipëri, nivelit

Pra gjatë vitit 2024, kryeministri Rama për pensionet ka paguar 7.2 miliardë lekë ose 73 milionë euro më pak sesa në vitin 2023, për të mbuluar deficitin e krijuar nga të ardhurat e arkëtuara nga kontributet e vetë taksapaguesve për sigurimet shoqërore. Në vitin 2023 shpenzimet buxhetore për pensionet kanë qenë sa 24.39 % e shpenzimeve totale të qeverisë ndërsa në vitin 2024 ato kanë qenë sa 23.06 % e shpenzimeve totale buxhetore ose 1.33 % më pak.

Sa për informacion më poshtë po bëjmë një krahasim të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për sigurimet shoqërore në vitin 2024 me vitin 2013.

Siç tregohet edhe në tabelat e mëposhtme në vitin 2013 qeveria ka paguar 42.9 miliardë lekë ose rreth 45.66 % të shpenzimeve totale për sigurimet shoqërore, ndërkohë që 54.34 % e këtyre shpenzimeve mbuloheshin nga të ardhurat nga kontributet e taksapaguesve.

A mund t’i afrohet niveli i pensioneve në Shqipëri, nivelit

Pra, në vitin 2024 qeveria jo vetëm që ka paguar më pak se gjysmën e vlerës si përqindje mbi shpenzimet totale për pensionet, krahasuar me vitin 2013, por edhe si vlerë absolute ka paguar 4.477 miliardë lekë ose 10.43 % më pak sesa ka paguar qeveria në vitin 2013.

Më poshtë po paraqesim nivelin e pensioneve në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri pensioni mesatar 165 euro në muaj.

Në Kosovë pensioni mesatar 228 euro në muaj ose rreth 138 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Në Bosnje & Hercegovinë, pensioni mesatar 340 euro në muaj, ose rreth 206 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni mesatar në 405 euro në muaj ose rreth 245 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Në Serbi, pensioni mesatar 433 euro, ose rreth 262 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Në Malin e Zi, nivelin e pensionit mesatar 450 euro në muaj ose rreth 273 % e pensionit mesatar në Shqipëri

A mund ti afrohet niveli i pensioneve në Shqipëri atyre në vendet e tjera të Ballkanit?

Të gjitha mundësitë janë.

Po vullneti?!

Lini një Përgjigje

Forum