TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Nëntor 2024, 22:30

7 mësimet nga Deklarata e Pavarësisë!

Shkruar nga Lutfi Dervishi

7 mësimet nga Deklarata e Pavarësisë!

Në nëntor 1912, nga një frazë lindi një komb. Me 2024  hartojmë “plane strategjike” që nuk i lexon askush...

Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm një fjali:

"Pas fjalëve që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë dhe e mosvarme."

1. Ismail Qemali e dinte që fjalët e tepërt janë fukarallëk, ndaj i ra shkurt me një fjali.

2. Etërit themelues e kapën dashin për brirësh me pak fjalë. Sot na duhen 2 komisione parlamentare, dhjetëra seanca,  qindra  slide në Power Point dhe një vit "konsultime publike" për të mbjellë hashash.

3. Pavarësinë e shpallem brenda një ditë, ndërsa unaza e Tiranës kërkon 40 vjet, megjithëse punohet natë e ditë pa pushim.

4. Ismail Qemali krijoi një vend me një deklaratë të shkurtër; sot fjalimet zgjatin dy orë dhe në fund fajin e ka ai që ishte më parë.

5. Delegatët me 1913 votuan njëzëri, sot deputetët votojnë njëzëri vetëm kur rrisin rrogën.

6. Në nëntor 1912, nga një frazë lindi një komb. Me 2024  hartojmë “plane strategjike” që nuk i lexon askush për #Shqipërinë2030.

7. Nëse më 1912 do të kishim Instagram me hashtag #ukry. Sot 112 vjet më pas kemi #skakoheperpushim

Lini një Përgjigje