Rama kërkon nga Bashkimi Europian që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e së njëjtës tryezë me BE-në, siç janë sot, deri në momentin kur të bëhen anëtarë të plotë të unionit.
Kryeministri Edi Rama nga Tivati ku po merr pjesë për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, tha se Bashkimi Europian duhet të gjejë guximin për një moment të ri si ai i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, duke kujtuar periudhën kur Gjermania u bashkua në një kohë trazirash ndërkombëtare.
Sipas tij, në atë kohë Kohl nuk u tha gjermanëve se duhej të kalonin procedura të pafundme apo të hapnin “35 kapituj”, por dha mesazhin se duhej të qëndronin bashkë dhe më pas të ecnin përpara me mbështetje të ndërsjellë.
Rama kërkon nga Bashkimi Europian që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e së njëjtës tryezë me BE-në, siç janë sot, deri në momentin kur të bëhen anëtarë të plotë të unionit.
“Europa duhet ta mbajë procesin në bazë të meritës. Duhet që ky proces të shkojë në mënyrë graduale. Duhet të gjejë guximin për një moment të ri të Helmut Kohlit. Kur bota ishte në rrëmujë, ai nuk u tha gjermanëve se keni 35 kapituj për të hapur. Ai tha: ‘Ne jemi bashkë’ dhe pastaj me ndihmë ecim përpara. Nëse BE do t’i çojë një mesazh të fortë botës dhe t’i japë energji vetes, atëherë, siç jemi sot këtu bashkë në këtë tavolinë, ashtu duhet të vazhdojmë të jemi derisa të bëhemi anëtarë të plotë”, tha Rama.
Më herë Rama dhe Vuçiç, kërkuan të pranojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse të unionit.
Propozimi i bërë për Brukselin nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u bë në një editorial të përbashkët që kanë bërë për median gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)”.
Samiti i Tivatit bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit.
Takimi zhvillohet 6 muaj pas samitit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Kesaj i thone, edhe dhi e zgjebur edhe bishtin perpjete. Kjo tregon se ky trimi i ka kenduar librat seprapthi e ka mbetur ne nivelin e shkolles fillore. Mund te jesh filozofi e dijetari me i madh i botes por tu japesh mend, qofshin edhe djem mamakash e te paditur, kokave te Europes eshte veprim si i nje pacienti ne shtrat qe nuk ecen as me paterica. Hej cowboy, nuk kane mbaruar "universitete" Kristal keta qe u shet dengla. Nuk ka mesuar ky vic se nuk ka vuajtur ne kohen e Enverit. Si tha ai gjirokastriti qe,do hame bar e nuk perulemi armikut e kur i vajti nje trap si ky te priste bar, Enverkua i tha, une te thash mor qen por jo nga bari bahces time. Mbaje qafen ulet se ta fusin me coke kokes. Ke nje dekade e gjysme e i kapardisesh popullit "budalla", po tani si do ia besh eh, ne burg me Salen te Like koke patatja.
Rama hajduti e do kete hyrjen ne BE jo per qytetaret, jo per vendin, jo per zhvillim e mireqenie, as per me shume demokraci. E do vetem per te treguar qe e beri ai, dhe ne fakt nuk e do fare, por ben sikur e do sepse nuk e shmang dot. Pse nuk e do fare? Sepse eshte mjaftueshem kshu, jashte BEse, mund te beje e te thote cfare do, te vjedhe lirshem, te dhunoje media e biznese sipas situates. Kshu qe duhet protestuar fuqishem qe rama dhe ata si rama te zhduken pergjithome. Nese ka nje pengese sot per hyrjen ne BE, eshte vetem korrupsioni i paprecedent i rames
Ktheu ne Shqiperi pastro plerat nga rruget e Tiranes se po semuremi. Ka kush mendon per Europen. Ata lider aty te gjithe bashke, nuk arrijne as ta enderrojne pasurine tende, por kjo nuk do te thote ti besh karshillek. Je kryeministri i popullit me te vjedhur ne Europe, dhe prape krekosesh si gjeli maje plehut. Ke humbur kontaktin me realitetin dhe akoma spo kupton ku je. Mua nuk me perfaqeson me. Nuk te njoh si kryeminister. Perkundrazi mezi pres te shkosh te Meta. Se Berisha ka destinacion tjeter. Nuk ju leme dot bashke gjithe jeten.
Ktheu ne Shqiperi pastro plerat nga rruget e Tiranes se po semuremi. Ka kush mendon per Europen. Ata lider aty te gjithe bashke, nuk arrijne as ta enderrojne pasurine tende, por kjo nuk do te thote ti besh karshillek. Je kryeministri i popullit me te vjedhur ne Europe, dhe prape krekosesh si gjeli maje plehut. Ke humbur kontaktin me realitetin dhe akoma spo kupton ku je. Mua nuk me perfaqeson me. Nuk te njoh si kryeminister. Perkundrazi mezi pres te shkosh te Meta. Se Berisha ka destinacion tjeter. Nuk ju leme dot bashke gjithe jeten.
Hajde ne Shqiperi se po te kerkojne. Do te besh indiferentin por kesaj rradhe nuk shpeton dot.