TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-07-20 12:28:00

PS ndryshoi rendin e ditës, Berisha akuza Peleshit: Vasal i shpifur i Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
PS ndryshoi rendin e ditës, Berisha akuza Peleshit: Vasal i shpifur i Edi
Sali Berisha

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione në Kuvend që në nisje të saj.

Ndryshimi i rendit të ditës, i propozuar nga Partia Socialiste, ka sjellë përplasje verbale mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha lëshoi akuza të forta në adresë të Peleshit, duke e cilësuar atë si një shkelës të Kushtetutës dhe duke iu referuar edhe protestave që prej 51 ditësh zhvillohen në vend.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Niko Peleshi reagoi menjëherë, duke i kërkuar Berishës të respektojë etikën parlamentare dhe duke paralajmëruar marrjen e masave në rast të shkeljes së rregullores.

Berisha: Do të mbetesh në historinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i procesit të integrimit të vendit. Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjit, për të cilat BE, KE, PE kërkojnë të amendohen. Protesta më e fuqishme që nga vitet '90 kërkon të anulohet ligji. Ti me përgjegjësi personale.

Peleshi: Mu drejto me etikë, nuk të drejtohem me ti. Do t’u ndërpres sa herë që shkel rregulloren, madje do të marr edhe masa për të gjithë ata që përdorin një përrua fjalësh që nuk na takon.

berisha perplaset me peleshin

Lini një Përgjigje