TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2025-11-20 13:27:00

Dobasi i kalon Rusisë, Trump telefonatë me Putin: Tani do t'i jap zgjidhje luftës së mallkuar!

Shkruar nga Pamfleti

Dobasi i kalon Rusisë, Trump telefonatë me Putin: Tani do t'i jap

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë të qartë qëllimin e tij për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, vendim të cilit ia ka komunikuar edhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate.

"Më lejoni ta zgjidh luftën tuaj të mallkuar", rrëfeu presidenti amerikan, duke përdorur një term më të gjallë, para pjesëmarrësve në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite në Uashington.

Deklarata e Trump, sinjalizon një përshpejtim diplomatik dhe vjen vetëm disa orë pasi Axios zbuloi planin sekret prej 28 pikash të hartuar nga administrata amerikane dhe të diskutuar me Kremlinin nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.

Plani duket shkatërrues për Ukrainën sepse, sipas Reuters, ai kërkon transferimin e një pjese të territorit të saj, përfshirë Donbasin, armët e saj dhe një reduktim të forcave të saj të armatosura. I gjithë ky lajm nuk e ka kënaqur Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është i shqetësuar pasi qeveria e tij duket më e brishtë pas skandalit të korrupsionit që ka përfshirë figurat kryesore në rrethin e tij të ngushtë.

Gjithashtu, zyrtarët amerikanë i thanë udhëheqësit ukrainas se ai "duhet ta pranojë" këtë draft marrëveshjeje, nga e cila "Uashingtoni dëshiron që Kievi të miratojë pikat kryesore".

Një delegacion i lartë i Pentagonit, përfshirë Sekretarin e Forcave të Armatosura Dan Driscoll dhe disa gjeneralë udhëtuan për në Kiev për të përshpejtuar kthesën. Reagimet kontradiktore ukrainase dhe ruse konfirmojnë se plani amerikan është i pabalancuar.

I dërguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, i cili u takua me Witkoff, tha se ishte "optimist" për mundësinë e suksesit. Ndryshimi i planeve të Witkoff, duke anuluar një udhëtim në Turqi për të takuar Zelenskyn, është një tjetër shenjë se Kievi është bllokuar nga Trump.

Lini një Përgjigje