Ditën e hënë, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të ngrohta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, parashikohet shtim i përkohshëm i vranësirave, kryesisht mesatare, në zonat malore të veriut dhe lindjes.
Në këto zona priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal, të përqendruara kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.


Lini një Përgjigje