TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi27 Shkurt 2025, 15:58

Shqipëria, një nga 4 shtetet më të prekura nga tarifat e Trump; ç’parashikon raporti i BERZH

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria, një nga 4 shtetet më të prekura nga tarifat e

Shqipëria, Bullgaria, Egjipti dhe Gjeorgjia janë ndër ekonomitë më të prekura nga rritja e fundit e tarifave për çelikun dhe aluminin nga administrata Trump.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin e saj të rritjes ekonomike rajonale për vitin 2025 me 0,3 % (pp) nga perspektiva e shtatorit 2024.

Rritja në të gjithë ekonomitë ku operon banka - Evropa në zhvillim, Azia Qendrore dhe rajoni i Mesdheut Jugor dhe Lindor (Semed) - tani parashikohet të arrijë në 3.2% në 2025, përpara se të rritet në 3.4% në 2026, sipas raportit të fundit mbi Perspektivat Ekonomike Rajonale.

Raporti vë theksin se rritja e ndrydhur globale, hendeku midis performancës ekonomike të vendeve të përparuara evropiane dhe SHBA-së, si dhe ndikimin e paparashikueshëm të politikave të ndjekura nga administrata e re amerikane nën Presidentin Donald Trump.

"Historia ka të bëjë me mjedisin e jashtëm dhe jo me zhvillimet në vendet tona", tha kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik në një intervistë me IntelliNeës.

"Rritja globale është e ndrydhur nga standardet historike, por ajo që ka rëndësi për rajonin tonë është divergjenca midis performancës së SHBA-së dhe Evropës së përparuar", tha Javorcik. Sipas saj, ka disa faktorë të brendshëm që janë përgjegjës për rritjen.

Rreziqet e tregtisë dhe investimeve

Raporti paralajmëron se rritjet e mundshme të tarifave të SHBA dhe masat hakmarrëse mund të prishin zinxhirët globalë të furnizimit dhe të pengojnë investimet. Një skenar ku SHBA rrit tarifat për të gjitha importet me 10 pikë përqindje, mund të ndikojë në uljen prej 0.1% në 0.2% nga rritja e PBB-së në rajonet e BERZH-it, në afat të shkurtër.

Sllovakia dhe Hungaria, të cilat kanë industri të mëdha makinash dhe pjesësh automobilistike, si dhe Jordania dhe Lituania janë ndër më të cenueshmet për shkak të ekspozimit të tyre tregtar ndaj SHBA-së.

Për më tepër, Shqipëria, Bullgaria, Egjipti dhe Gjeorgjia janë ndër ekonomitë më të prekura nga rritja e fundit e tarifave për çelikun dhe aluminin nga administrata Trump.

Për rajonin e Evropës në zhvillim, Javorcik vuri në dukje se "një ndikim shumë më i madh mund të vijë në mënyrë indirekte nëpërmjet ekonomisë gjermane", duke pasur parasysh varësinë e Gjermanisë në eksportet e makinave në SHBA dhe rëndësinë e ekonomisë më të madhe të Evropës si një partner tregtar për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Pasiguria mbi politikat tregtare pritet të ndikojë gjithashtu në investimet në rajon, i cili më parë ka përfituar nga ristrukturimi i zinxhirit të furnizimit evropian.

"Dobësia e ekonomisë së Evropës Perëndimore, veçanërisht Gjermanisë, ndikon në nivelin e investimeve.

Unë mendoj se shumë investitorë do të prisnin të shikonin qasjen përpara se të angazhoheshin për investime të mëdha", tha Javorcik.

Inflacioni rajonal është zbutur, duke rënë nga kulmi prej 17.5% në tetor 2022 në 5.9% në dhjetor 2024.

Megjithatë, raporti thekson dobësitë fiskale. Normat e interesit kanë rënë më ngadalë nga sa pritej, duke shtuar presionin mbi buxhetet e qeverisë, të shtrira nga kostot e shërbimit të borxhit dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes.

Libani, Mongolia, Taxhikistani dhe Uzbekistani janë veçanërisht të cenueshme për shkak të niveleve të larta të borxhit afatshkurtër, thuhet në raport.

Rivendosja gjeopolitike

Raporti i BERZH-it argumenton se rritja e tensioneve gjeopolitike kanë riformuar flukset e tregtisë dhe investimeve.

"Ne folëm për copëzimin, për ndarjen e botës në dy blloqe. Tani mund të flasim më saktë për rikonfigurimin", tha Javorcik.

India është shfaqur si një përfituese kryesore e këtij riorganizimi, duke tërhequr investime në rritje perëndimore, veçanërisht nga SHBA.

Ndërkohë, ekonomitë "lidhëse" - një frazë e krijuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) - kanë përfituar nga lidhjet me blloqet rivale gjeopolitike. IHD-të në këto ekonomi janë rritur.

“Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Egjipti po marrin IHD nga kudo – nga SHBA, nga Perëndimi, nga Kina, nga vendet e paangazhuara. Këto tre vende përbënin 10% të projekteve Greenfield IHD vitin e kaluar”, tha Javorcik.

Ajo identifikon ekonomitë lidhëse në zhvillim në Azinë Qendrore. "Dy vende në portofolin tonë po shohin gjithashtu rritje: Kazakistani dhe Uzbekistani," tha ajo.

Perspektiva e rritjes rajonale

BERZH parashikon rritje të PBB-së prej 2.7% në 2025 dhe 2.8% në 2026 në Evropën Qendrore dhe shtetet baltike, e mbështetur kjo te tregjet elastike të punës, por e kufizuar nga kërkesa e dobët e jashtme dhe investimet e ngadalta.

Një rimëkëmbje modeste pritet në ekonomitë juglindore të BE-së, të cilat pritet të arrijnë në 2.1% në 2025 dhe 2.4% në 2026.

Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet në 3.6% si në vitin 2025 ashtu edhe në vitin 2026, pavarësisht tregjeve të shtrënguara të punës dhe reduktimit të investimeve publike. /Përshtati Pamfleti/

Lini një Përgjigje