
Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur lidhur me rënien drastike të euros.
Ai ka deklaruar se qeverisë i leverdis rënia e euros teksa shton se subvencionet janë ato që mund të përmirësojnë situatën aktuale ku ndodhet. Konkretisht, subvencionimi i humbjeve që krijon kursi i këmbimit.
Kjo është vlera më e ulët që nga dalja e monedhës evropiane në tregun shqiptar.
“Në qoftë se qeveria ka ndërmend që ta ndihmojë këtë degë të industrisë për të mbijetuar, atëherë duhet të subvencionojë.
Nga rënia e euros, qeveria llogarit më pak borxh sot, pasi e llogarit me kursin e ri. Qeveria nuk është për të fituar para, duhet të jetë aty për të marrë aq para sa i duhet për të kryer shërbimet”, tha Sako për TCH.
Lini një Përgjigje