TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi16 Maj 2024, 16:03

Seksion Doganierësh Serb në Doganën e Shqipërisë; mallrat tranzit do kontrollohen vetëm prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Seksion Doganierësh Serb në Doganën e Shqipërisë;
Doganier serb /

Nëse mallra ruse, maqedonase, malazeze, kosovare, turke etj., kalojnë në vendin tonë me mjete, logo, dokumente pritëse, porositëse e përfaqësuese të Serbisë, kontrollohen vetëm nga nga Seksioni Doganor Serb i vendosur në  Shqipëri...

Ka disa kohë, që kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, publikisht nuk kanë bërë asnjë takim zyrtar e privat, siç bënin çdo 3 muaj me bankete e “puthje vëllazërore”, duke krijuar përshtypjen sikur janë ftohur me njeri-tjetrin.

Por pas kuintave, Edi Rama ka nisur të forcojë lidhjet me “vëlla” Vuçiçin, me favore për Serbinë, duke dhënë hapësira në shërbimet strategjike të Shqipërisë, konkretisht në dogana.

Informacioni nga burime konfidenciale në Ministrinë e Financave, bën me dije për “Pamfleti”-n, se brenda Drejtorinë e Doganave të Shqipërisë, është vendosur Seksion i Doganave të Serbisë.

Nuk është atashuar me vendim të qeverisë e parlamentit, siç e detyron Kushtetuta, por me urdhër të Ministrit të Financave, Ervin Mete, që nuk besojmë se e ka bërë pa urdhër të Edi Ramës.

Ky seksion doganor serb në kupolën e doganave shqiptare, ka fuqinë e veprimit si një doganë e pavarur në Shqipëri, për të kontrolluar mallrat serbe e ato të porositura prej Serbisë, gjatë kalimit tranzit në territorin e Shqipërisë.

Për këto mallra serbe, portet aeroportet e rrugët tokësore të kalimit tranzit të mallrave, janë përcaktuar e janë lënë si “zona të lira”, pa asnjë kontroll fizik e dokumentesh nga dogana e policia shqiptare, me statusin e besueshmërisë verbale.

Kontrolli ndaj mallrave serbe, ose që janë porositur me destinacion Serbinë dhe shtetet partnere e kontraktuale të saj, do kontrollohen vetëm nga inspektorët e seksionit të Doganës Serbe, që është atashuar si njësi e pavarur brenda Doganës së Shqipërisë.

Pra, makinat e kontejnerët me mallra serbe, të porositur nga Serbia, ose që kanë agjentë përfaqësimi shtetin serb; kur futen për kalim tranzit në Shqipëri, përveçse kanë të drejtë të qëndrojnë deri 24 orë brenda territorit shqiptar pa mbikëqyrje fizike, nuk mund të kontrollohen nga policia kufitare, policia doganore e kufitare, anti- krimi, anti- mafia, agjentët doganor në terren dhe as nga shërbimet e tjera.

P.sh., nëse mallra ruse, maqedonase, malazeze, kosovare, turke etj., futen e kalojnë në vendin tonë me mjete, logo, dokumente pritëse, porositëse e përfaqësuese të Serbisë, kontrollohen vetëm nga Seksioni Doganor i Serbisë në  Shqipëri.

Ligjet shqiptare, detyrojnë kontrollin e çdo lloj malli që futet në Shqipëri dhe që kalojnë tranzit në territorin tonë; por Babloku ka urdhëruar të mos kontrollohen, duke krijuar terren të lirë për trafiqe e kontrabandë.

Nuk themi, që doganat e rajonit te mos kenë bashkëpunim, por vetëm me informacion e aksione të përbashkëta, e jo me kontrolle të pavarura vetëm nga pala serbe në territorin e Shqipërisë.

Kujtojmë, që Edi Rama ka lejuar doganën serbe të veprojë në Shqipëri, por ka refuzuar kërkesën e Kosovës, për të pasur doganierë bashkë-kontrollues me doganën shqiptare./Pamfleti   

seksion dogane serbe dogana e shqipërisë mallra tranzit

Lini një Përgjigje