TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 4 Korrik 2024, 13:59

Rama tjetër eurobond para zgjedhjeve, Shqipëria del në treg të huaj për 650 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
Rama tjetër eurobond para zgjedhjeve, Shqipëria del në treg
Edi Rama

Shqipëria do të emetojë një tjetër eurobond në vlerën 650 milionë euro vitin tjetër për shpenzime dhe mbështetje buxhetore.

Në kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2025-2027 të rishikuar së fundmi është saktësuar se deri në vitin 2027, planifikohen të tërhiqen dy borxhe, njëri në vlerë 650 milionë euro dhe tjetri 540 milionë euro.

Ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

Aktualisht borxhi publik është 58.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

Në 2010 u emetua eurobondi 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%, në 2018 ishte i radhës 500 milionë euro me interes 3.5%, në vitet 2020 dhe 2021 u emetuan eurobondet me nga 650 euro me interesa 3.5% dhe 3.7% dhe i fundit ishte i vitit 2023, me vlerë 600 milionë euro dhe interes 5.9%.

Aktualisht borxhi publik i vendit ka zbritur në 58.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet të reduktohet më tej në 55% në vitin 2027, por janë rritur kostot e kthimit të tij për shkak të interesave të larta të viteve të fundit.

Vetëm në 5 muajit e parë të këtij viti janë shpenzuar afro 220 milionë euro për interesat e borxhit, duke arritur në vlera rekord historike.

650 milionë euro shqipëria

Lini një Përgjigje