
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat ka komentuar ecurinë e ekonomisë në vend dhe luhatjet në kursin e këmbimit valutor.
Ai tha se Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar politikat monetare. Sejko u shpreh se kthimi i inflacionit në objektiv, pritet të bëhet gjatë mesit të vitit të ardhshëm.
“Bazuar në tendencë aktuale, ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm. Në këtë rrethana, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin për politikat monetare. Të dhënat sugjerojnë se ekonomia ka vijuar të rritet gjatë tremujorit të dytë të vitit”, tha ai.
Ai theksoi se nuk do ketë ndryshime në normën bazë të interesit.
“Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit prej 3%”, tha Sejko.
Sejko foli edhe për kursin e këmbimit, teksa tha se Banka po e mban në vëzhgim situatën dhe luhatjet në treg.
“Forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonominë shqiptare që të ketë një mënyrë të njëkohshëm një nga nivelit më të ulëta të inflacionit si dhe një nga nivelit më të larta të rritjes në rajon, Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendjes ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit”, u shpreh ai.
I pyetur se çfarë masash po merren për sektorin e eksporteve në kohën kur monedha euro ka pësuar rënie të fisshme, Sejko tha se Banka po bën maksimumin për të ruajtur balancat makro-ekonomike , ndërsa shtoi se nuk mund të ndërhyjnë me politika të veçanta për të mbështetur thjesht një sektor të ekonomisë.
“Përshpejtimi i forcimit të lekut i rrezikshëm. Po monitorojmë situatën, parashikojmë të shtojmë blerjen e eurove në treg në muajt e ardhshëm. Vetëm gjatë korrikut leku është forcuar me 12,1%. Kemi tërhequr 170 milionë euro deri me tani. Ne do bëjmë maksimumin për të ruajtur balancat makro-ekonomike”, shtoi Sejko.
Vendimet e marra nga Banka:
-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3 %;
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 4 %;
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2 %.
Lini një Përgjigje