
Të vetë punësuarit në ato që konsiderohen profesione të lira do të duhet të deklarojnë saktë të ardhurat e shpenzimet si dhe të rishikojnë statusin e tyre.
Përmes një shkrese, në zbatim të tatimit të vendosur ndaj tyre, u bëhen të ditura rregullat që duhet të ndiqen
Pas hyrjes ne fuqi të ligjit për tatimin e profesioneve të lira me 15% Administrata tatimore ka dërguar letër të personalizuar çdo subjekti që preket nga ndryshimi.
Në dokument u bëhet thirrje tatimpaguesve që të deklarojnë saktë kodin ekonomik ose ta ndryshojnë atë nëse nuk përputhet me aktivitetin për tu tatuar në mënyrë të drejtë.
Korrigjimi mund të bëhet edhe online nëpërmjet shërbimeve “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshim të të dhënave e regjistrit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar “.
Gjithashtu Administrata bën thirrje që të deklarohen edhe të ardhurat vjetore mbi tatim fitim, tatimit të thjeshtuar, shpenzimet dhe tatimin e fitueshem pasi këto të dhëna do të jenë si objekt i vlerësimit nga Administrata tatimore për llogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë 2024.
Në përfundim shtohet se qëllimi i dërgimit të kësaj letre vjen si sqarim për tatimpaguesit dhe lehtësim e përmbushjes se detyrimeve nga ana e tyre.
Te vetepunesuarit e profesioneve të lira do të tatohen me 15% për fashën 0 deri ne 14,000,000 dhe mbi 14,000.000 leke vendoset tatimi 23%./OraNews
Lini një Përgjigje