TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi25 Janar 2026, 22:05

Në rënie për të tretin vit radhazi, Gjokutaj: Modeli i ri për të nxitur eksportet shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Në rënie për të tretin vit radhazi, Gjokutaj: Modeli i ri

Eksperti Eduard Gjokutaj ka komentuar shifrat e Institutit të Statistikave që tregojnë vijimin e rënies së eksporteve shqiptare.

Ai thotë se nuk e sheh si një krizë ekonomike, por si një sinjal që duhet riparë modeli për nxitjen e prodhimit vendas.

“Ka mbaruar koha kur eksportet shqiptare kishin një avantazh, që ishte krahu i lirë i punës. Tashmë kostot janë rritur dhe ky nuk mund të jetë më avantazhi ekonomisë shqiptare. Mbi të gjitha ky lloj eksporti e ka mbaruar ciklin e tij”, tha Gjokutaj.

Aktualisht eksportet bazohen në sektorin e manifakturës, energjisë elektrike, metaleve. Por këta sektorë janë të paqëndrueshëm.

“Turizmi dhe remitancat kanë luajtur rol pozitiv dhe stabilizues. Por ato nuk mund të jenë një bazë mbrojtje për deficitin tregtar, ndaj duhet një diversifikim i burimeve të eksporteve, një orientim i investimeve në sektorë më konkurrues”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.

 

Lini një Përgjigje