TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi29 Gusht 2023, 22:14

Nafta në Shpirag, eksperti i ekonomisë: Propagandë e pastër për të hequr vëmendjen nga PPP-të e famshme

Shkruar nga Pamfleti

Nafta në Shpirag, eksperti i ekonomisë: Propagandë e pastër

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço tha se qeveria është duke bërë politikë dhe propagandë me naftën e Shpiragut.

Sipas tij, kjo shpjegohet edhe me faktin që vetë kompania Shell, që është një kompani shumë serioze, nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë zbulim pas daljes së kryeministrit Edi Rama.

“Shelli nga dita që e përmendi Rama deri sot nuk ka nxjerrë asnjë lajm lidhur me zbulimin e naftës, kjo do të ndikonte pozitivisht në rritjen e aksioneve të veta në bursë. Shell është një kompani shumë serioze.  Për të hapur një pus 6 mijë metra poshtë duhen qindra miliona euro. Me këto që thotë kryeministri duket se na mbyti nafta. Me çfarë do ta transportojmë këtë naftë? Duhen investime me qindra miliona euro në tubacione që të transportohet gjithë kjo naftë. Këto janë propagandë e pastër për të hequr vëmendjen nga PPP e famshme”, tha ai për “Euronews Albania”.

klodian muco nafte shpirag

Lini një Përgjigje