TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi20 Shtator 2023, 18:35

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori

Shkruar nga Pamfleti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë

Miratohet vendimi për rritjen e pensioneve.  Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Meta ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore është marrë vendimi për indeksim të pensioneve me 8.6%. zbatimi do të nisë nga 1 tetori.

Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku vendimi i parë pas marrjes së kryesimit ishte miratimi i indeksimit të pensioneve.

Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistët të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%.

Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët”, shkruan ai.

Për të qenë më të saktë, kush merr 100 mijë lekë të vjetra pension, do ketë rritje me 8 mijë e 600 lekë të vjetra, ndërsa ata që e kanë 200 mijë, do kenë një rritje me 17 mijë lekë të vjetra. 

pensione

Lini një Përgjigje