TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi17 Shkurt 2025, 12:01

Konfiskohet 15% e borxhit 650 milionë Euro, për të shlyer borxhet e tjera; sekser Tony Blair me 13 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti

Konfiskohet 15% e borxhit 650 milionë Euro, për të shlyer borxhet

500 mijë Euro shpërblim, ka marrë dhe një grup pune specialistësh vendas e të huaj, që kanë hartuar dosjen e aplikim- kërkimit të borxhit, të cilët kanë lidhje familjare e biznesi me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, ndërsa me një pjesë tjetër do paguhet bonusi i pensionistëve në muajin mars...

Më 11 shkurt 2025, Qeveria Shqiptare mori 650 milionë Euro të tjera borxh në Bursën e Londrës, me afat shlyerjeje deri në vitin 2035, duke regjistruar Euro-bondin e 6-të, të marrë në 11 vite nga qeveria “Rama”.

E vërteta është, se norma e interesit të borxhit në Bursën e Londrës  ishte 5.5%, ndërsa Shqipëria e siguroi me 5%; por ndaj qeverisë shqiptare, u zbatua masë konfiskimi financiar, duke bllokuar një pjesë të vlerës së këtij borxhi.

Në informacionin e “Pamfleti”-t nga burime brenda Ministrisë së Financave, thuhet se 15% e vlerës së këtij borxhi, baraz me 97.5 milionë Euro, janë mbajtur menjëherë në burim; për shlyerjen e kësteve të borxheve të tjera, që qeveria që nuk ka mundur t’i shlyejë sipas kalendarit të marrëveshjeve.

Pjesa e konfiskuar, është detyrim që qeveria ka për këstet dhe interesat e pashlyera të Euro-bondeve nr. 4, 5 e 6, gjykuar si praktikë e nevojshme “edukimi financiar”, për stabilizimin dhe rregullsinë e pagesave në vazhdim, të 5 euro-bondeve në proces likuidimi.

Këtyre iu shtua dhe borxhi 650 milionë Euro, i cili, sipas Ministrisë së Financave, është marrë për të shlyer borxhet e jashtme, likuiditetet e brendshme për investimet e kryera, fond pensionesh e investime te tjera në vitin 2025.

Këtë borxh të ri, qeveria shqiptare e siguroi nëpërmjet Tony Blair, i cili luajti rolin e sekserit në Bursën e Londrës, si ish-kryeministër që ka ndikim te drejtuesit e saj, por dhe ngaqë kompanitë e tij private, janë partenere të besuara te Bursa e Londrës, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka këshilltare dhe avokate bashkëshorten  Cherie Blair

Për sekserizimin, Tony Blair ka përfituar 2% të vlerës së borxhit 650 milionë Euro, që është 13 milionë Euro; por 500 mijë Euro shpërblim ka marrë dhe një grup pune specialistësh vendas e të huaj që kanë hartuar dosjen e aplikim-kërkim të borxhit; të cilët kanë lidhje familjare e biznesi me Ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Në objektin e përdorimit të këtij borxhi, qeveria ka planifikuar dhe pagesën e bonusit për pensionistët, që do t’u jepej në muajin shkurt, por kryeministri sqaroi, se vonesa u krijua për për çështje të brendshme, që doli se nuk kishte fonde dhe pritej marrja e borxhit./Pamfleti

eurobondi tony blair

Lini një Përgjigje