TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi17 Maj 2024, 15:30

Favoret ndaj piramidave të mikrokredive, Gent Sejko thirret të japë llogari në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Favoret ndaj piramidave të mikrokredive, Gent Sejko thirret të

Përmes një vendimi të 17 prillit, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që të kryente hetime të mëtejshme ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është thirrur të japë sqarime në Kuvend lidhur me skandalin e mikrokredive. Banka e Shqipërisë ka favorizuar “Micro Credit Albania”, duke mos i hequr licencën në dy raste dhe opozita më në fund u kujtua që të kërkojë një seancë dëgjimore me Gent Sejkon.

Sipas burimeve, ai kërkohet të paraqitet në Komisionin e Ekonomisë ditën e martë në orën 11.00. 

Në shkresën e PD vihet në dukje se afro 100 mijë qytetarë mund të jenë prekur nga skema mashtruese e mikrokredive nga shoqëria “Micro Credit Albania”.

Në shkresë thuhet po ashtu se: “ajo që të bën përshtypje është se si kjo skemë mashtrimi dhe abuzimi, e cila ka filluar që në 2015-ën dhe ka vazhduar për 8 vite, e pashqetësuar, megjithëse denoncimet e qytetarëve dhe të mediave kanë qenë të shumta”.

Favoret ndaj piramidave të mikrokredive, Gent Sejko thirret të

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kanë nisur hetimet dhe nga prokuroria. Përmes një vendimi të 17 prillit, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që të kryente hetime të mëtejshme ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe shoqërisë MCA veprat e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Veprimtaria e MCA shpk rezulton që në mënyrë të vazhdueshme ka penalizuar interesat e ligjshme të individëve kredimarrës, e cila ka qenë në bashkëpunim me përmbaruesit gjyqësorë si dhe lindin dyshime se mund të ketë pasur bashkëpunim edhe me punonjës të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në vendim e shpalljes së moskompetencës.

Micro Credit Albania (MCA) është një ndër shumë kompani që po zhvat përditë shqiptarët dhe instancat shtetërore janë të pafuqishme. Kjo kompani piramidale, blen kreditë e këqija nga institucionet e tjera jo bankare dhe më pas nis shantazhet dhe procedurat e përmbarimit ndaj qytetarëve. Përmes kërcënimeve, presioneve dhe shantazheve u merren qytetarëve miliona lekë, ndonëse mund të kenë marrë kredi minimaliste.

Ankesat ndaj kësaj kompanie kanë qenë të pafundme dhe Banka e Shqipërisë pak muaj më parë vendosi t’i pezullonte licencën për herë të dytë, pa marrë një masë për t’ia revokuar totalisht. Gent Sejko pak ditë më parë tentoi të justifikohej se i kishte “duart e lidhura” dhe nuk merrte dot asnjë masë.

Pse nuk është revokuar licenca? Licenca nuk është revokuar sepse revokimi i licencës do të nxirrte portofolin e këtyre klientëve jashtë regjistrit të kredive që administrohet nga Banka Qendrore. Pra nxjerrja nga regjistri i kredisë, i klientëve të cilët jo të gjithë janë joperformues - një pjesë paguajnë, një pjesë kanë vështirësi pagese - do të bënte që në radhë të parë të kryhej perceptimi që kreditë falen dhe nuk do të paguanin, pra kjo do të krijonte një precedent dhe në vetë sistemin bankar, dhe një rrezik për të rritur kredinë me probleme të cilën e përmenda që e ulëm nga 25 për qind në 4.7 për qind”, u justifikua ai.

Po ashtu Banka e Shqipërisë në një reagim ja faturon përgjegjësinë Ministrisë së Drejtësisë, Dhomës së Përmbarimit dhe institucioneve të tjera gjyqësore.

Por në këtë mes kemi dy probleme. Së pari Gent Sejko duket se po ndërton alibi, pasi SPAK ka hapur një hetim. Guvernatori është i lidhur ngushtë me piramidat financiare. Përveç Micro Credit Albania janë dhe një numër tjetër kompanish që japin kredi me interesa super të larta. Pse Sejko nuk merr asnjë masë për IuteCredit, Fondin Besa, etj? Edhe këto kompani rrjepin shqiptarët. Sejko vetëm u jep licenca dhe nuk ndërhyn.

Së dyti, nga reagimet e ditëve të fundit duket qartë se këto kompani kanë kapur shtetin. Ministria e Drejtësisë i nisi një shkresë urgjente disa institucioneve të shtetit, mes të cilave Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas shkresave të firmosura nga zëvendësministri Klajd Karameta, Bankës së Shqipërisë i kërkohej marrja urgjent e masave për të bllokuar aktivitetin e Final dhe Micro Credit Albania, ndërsa Agjencisë Shtetërore të Kadastrës vënia në dispozicion e informacionit për numrin e pronave që kanë tjetërsuar këto dy shoqëri nga qytetarët shqiptarët.

BSH u justifikua se nuk ndërhyn dot. Ndërsa Dallëndyshe Bici e ka shpërfillur totalisht kërkesën e ministrisë së Drejtësisë për të dërguar informacion lidhur me numrin e pronave që ka tjetërsuar deri më tani Micro Credit Albania. Nga ana tjetër, Dhoma e Përmbaruesve nuk ka reaguar duke bërë që kjo histori të kalojë në heshtje. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje