TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi20 Qershor 2023, 08:45

Euro në greminë, eksperti: Kursi i këmbimit nuk justifikohet, paratë vijnë nga bota e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Euro në greminë, eksperti: Kursi i këmbimit nuk justifikohet,

Eksperti i ekonomisë, Zef Prençi tha se reforma si amnistia fiskale kanë inkurajuar penetrimin e parave me origjinë kriminale që bashkë me ato informale të futen në ekonominë kombëtare.

“Sot nuk ka një kufi të ndarë midis tyre dhe ka një presion në rritje nga paratë informale dhe kriminale për të penetruar në ekonomi dhe kjo është motivuar dhe nga e ashtuquajtura amnisti fiskale që praktikisht po ndodh, pavarësisht se zyrtarisht draft është kontestuar”, u shpreh Prençi.

Ai sqaroi se kursi i këmbimit i ka rrënjët te kërkesë oferta.

Për Bankën Qendrore, siç tha Prençi është politikisht korrekte t’i shohë rrënjët e kursit të këmbimit te prurjet e emigracionit, pavarësisht se ai vetë s’e gjykon si të përshtatshme. Sipas tij ky kurs këmbimi është i pajustifikueshëm, nëse nuk do të ishte për paratë e emigrantëve që vijnë si pasojë e lidhjes me krimin.

kuri i kembimit euro eksperti bota e krimit

Lini një Përgjigje