TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Maj 2026, 12:21

Bordi i transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ulet me 3 lekë nafta

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ulet me 3
Foto ilustrim

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme, çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar 174 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 162 lekë për litër.

Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi më 28 maj, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Në një sqarim shtesë, Bordi thekson se, bazuar në Aktin Normativ nr.1, datë 3 prill 2026, ulja e akcizës në nivelin 80% zbatohet vetëm në rastet kur çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër.

Meqenëse çmimet aktuale janë nën këto kufij, akciza për karburantet do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë, 100%.

Njoftimi i Bordit të Transparencës: 

Bordi i Transparencës në datë 28 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

bordi i transparencës ndryshon çmimin e karburanteve ulet me 3 lekë nafta

Lini një Përgjigje