Ditën e sotme ministri i Financave, Ervin Mete gjatë konferencës së përbashkët me shefen e misionit të FMN dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, është pyetur nga gazetarët në lidhje me amnistinë fiskale.
Mete nuk dha një përgjigje direkt nëse qeveria është tërhequr apo jo nga kjo nismë, por theksoi se nuk do të ndërmarrin asnjë masë që bie ndesh me parimet e FTFA (Task Forca për Veprimin Financiar).
'Përgjigja është që ne nuk do të ndërmarrim asnjë masë që bie ndesh me parimet në këtë fushë, me rekomandimet FATF apo me praktika të ngjashme të marrë në vendet e tjera. Cdo masë është në pajtueshmëri me praktikat e tjera', u shpreh Ervin Mete.
Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.
Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.
Lini një Përgjigje