TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi27 Tetor 2023, 11:52

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave
Ervin Mete

Ministri i Financave, Ervin Mete ditën e sotme teksa po mban një konferencë me median me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së, njoftoi vendimin se Shqipëria do të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Meta tha se ky zhvillim ka ndikime pozitive në reputacion dhe uljen e kostove të transaksioneve financiare.

Ai shtoi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri duke shfaqur rritjen ekonomike, punësimin dhe zbritur papunësinë.

'Përpara se të kalojmë në diskutimet mbi vizitën më të fundit të misionit të Fondin Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, dua ta nis me një lajm të mirë për Shqipërinë. Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë.', tha Mete.

ervin mete shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Lini një Përgjigje