Për gjithë ata që kanë thyer rregullat apo edhe më tej, që kanë pasuri të pajustifikuar, do të ketë zarf të zi, por duhet të ndërpresim lidhjen me Yjet e të përjetojmë ndjesitë e Belerit nga dhoma e rrëfimit. Po Arbana, të dëgjoj…
Yje, Fredi Beleri nuk u arrestua si ekstravagant që nuk reflekton civilizim të shoqërisë, as për presion inatçor. Ai është është njëri nga ju. Vëllai i madh, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka ndjekur 24 në 24 orë Big Brother-in Vip të kandidatëve për krye bashkiakë. Secili jush keni thyer rregullat e lojës. Që të mos ndjellim keq, që t’ju kemi mirë nga shëndeti mendor dhe financiar, surpriza kësi soji do të kemi në vazhdimësi.
Ky është zarfi i parë i zi.
Yje, hatër mbetje nuk duam. Votimi është i hapur për publikun që ju mbështet. Ju nuk keni informacion, ndaj dhe mund të jeni viktima, se rregullave të gjithë ua keni shkelur “sustën”, sa në shumë bashki, kemi parë me zë e figurë shpërndarje parash e pakosh me ushqime, përdorim të administratës shtetërore e pazare votash.
Flukse fansash të fushave të ndryshme; hajdutë, zaptues pronash, politikanë, trafikantë, servilë që kanë përfituar pilaf e pije energjike, pritet të votojnë për ta nxjerrë Belerin nga burgu sa më shpejt.
Yje, linjat e komunikimit nga Greqia, Shqipëria, Kosova, Europa, nga kudo ku ka shqiptarë, janë të hapura. Le të vërshojnë mesazhet. Produksioni do të jetë i vëmendshëm për surprizat e shumta që do ta bëjnë spektaklin më të ndjekurin e deri sotëm.
Për gjithë ata që kanë thyer rregullat apo edhe më tej, që kanë pasuri të pajustifikuar, do të ketë zarf të zi, por duhet të ndërpresim lidhjen me Yjet e të përjetojmë ndjesitë e Belerit nga dhoma e rrëfimit.
Po Arbana, të dëgjoj…
-Nuk jam Arbana, jam SPAK-u Luiz.
-Më fal, kisha emocione, por as unë nuk jam Luizi, jam Fredi Beleri.
-Okej, kemi edhe ne emocionet tona, si ndihesh aty?!
-Si në burg. Eksperiencë që e njoh. I kam studiuar të gjitha mënyrat që më çojnë në finale.
-Atëherë, rrëfeju përpara SPAK-ut Yll?!
-Të gjithë i kemi thyer rregullat, por bërthamën e kam të fortë. Çfarëdo të sajohet për të shpërlarë epokën time, ajo ka ngjyrën e vet, ka ngjitur tanimë. Mos harroni, në finale do të jem me Gledian Llatjan, Lali Erin dhe një femër. Kaq kisha.
-Yje, e mbyllim për sot, do të shihemi të hënën./Pamfleti
Lini një Përgjigje